Paratë që po shpenzohen në futboll gjatë shekullit të 21-të do të kishin qenë jashtë sferës së mundësisë para 10 ose me shumë viteve.
Pasuritë që vijnë falë marrëveshjeve të sponsorizimit dhe të drejtave televizive do të thotë se disa prej lojtarëve të klubeve më të mëdha në botë, janë në mesin e personave më të pasur.
Me kufijtë e pagave që është një trillim në shumicën e ligave më të mëdha, klubet po gjejnë mundësi të reja për të dhuruar kontrata fitimprurëse, duke dhënë kështu marrëveshje që zgjasin për pothuajse një dekadë.
Duke marrë parasysh këto paga jashtëzakonisht të mëdha që po dhurohen në futboll, tashmë është zbuluar edhe lista me 12 kontratat më të mëdha në histori të futbollit.
Varësisht nga klubet ku kanë luajtur, pjesë e kësaj liste ka raste kur një futbollist është i pranishëm dy ose më shumë herë, siç është rasti i Cristiano Ronaldos./Telegrafi/