LAJMI I FUNDIT:

Top 10 trajnerët që urrejnë njëri tjetrin

Top 10 trajnerët që urrejnë njëri tjetrin

Në shumicën e rasteve jemi mësuar të shikojmë kacafytje, diskutime apo sharje në mes lojtarëve në fushë apo jashtë saj, por ja që në disa raste 'lufta' e vërtetë bëhet edhe në mes të disa trajnerëve.

Në disa raste çdo gjë fillon nga fusha dhe nga rivaliteti në mes ekipeve dhe kështu urrejtja prek dhe kalon edhe te trajnerët. Por, ajo që e dallon këtë urrejtje me ato të lojtarëve është se qëndron më gjatë.

Trajnerët rrallë herë ndodh që të kacafyten në mes veti, por ata përdorin një mjet tjetër të sulmit i cili është po aq i fortë sa ai fizik. Trajnerët zakonisht shquhen si mendje-hollë dhe kështu ata drejtojnë fjalë apo thumba drejt kolegëve të tyre.

Më poshtë keni top 10 trajnerët të cilët kanë rivalitet aq të madh në mes vetë sa që rivaliteti i tyre sportiv ka kaluar kufijtë dhe ka arritur në një urrejtje të madhe:


Pep Guardiola v Jose Mourinho

Të dy trajnerët kanë ide të ndryshme nga njëri-tjetri dhe kjo ishte pika e cila bëri ndarjen e tyre që në fillim.

Guardiola është një artist kreativ i cili preferon të luajë me pasime të sakta, ndërsa Mourinho ka karakter të fortë dhe ka vetëm një qëllim, të fitojë me çdo kusht.

Këta nuk janë aspak miq të mirë, përveç thumbave që kanë shkëmbyer ata kanë arritur deri në përleshje, edhe pse të dy gjatë një kohe ishin kolegë te Barcelona.

Rafa Benitez v Alex Ferguson

Çdo gjë filloi në fund të sezonit 2008/09, ku Manchester United e fitoi titullin me katër pikë më shumë se Liverpooli dhe kështu trajneri skocez filloi të luaj me nervat e trajnerit dhe me ekipin e Liverpoolit.

Trajnerët disa herë gjatë intervistave kanë përqeshur lojën e njeri tjetrit, por ky rivalitet u qetësua pas largimit të Benitez nga Liverpooli dhe Fergusonit drejt pensionimit.

Jose Mourinho v Manuel Pellegrini

Rivaliteti në mes të tyre filloi kur trajneri kilian u shkarkua nga Real Madridi dhe u zëvendësua nga portugezi, pasi ai kishte përfunduar i dyti në kampionat.

Mourinho kishte komentuar mbi aventurën e paraardhësit të tij duke thënë: "Të jesh i dyti do të thotë se je humbësi më i mirë", fjalë që Pellegrini nuk i pëlqeu aspak.

Pastaj, çdo gjë u rikthye në skenë kur Pellegrini refuzoi t’i jap dorën Mourinhos pasi menaxheri portugez e kishte festuar si i çmendur golin e Fernando Torres me Chelsean kundër Cityt. Dhe për këtë trajneri kilian kishte thënë: "Nuk dua ta shtrëngoj dorën me të, sepse nuk më pëlqen".

Fabio Capello v Arrigo Sacchi

Capello u zëvendësua nga Sacchi si trajneri i Milanit në vitin 1987 dhe ky veprim nuk u mbështet aspak nga tifozët e ekipit italian në atë kohë për shkak se Sacchi nuk kishte luajtur kurrë futboll profesional në jetën e tij.

Ish-trajneri i Anglisë u rikthyer përsëri në Milan për të zëvendësuar njeriun i cili ja kishte marrë detyrën e tij vite më parë dhe kështu filloi edhe rivaliteti i tyre.

Gjithashtu, Sacchi më vonë kishte pohuar se suksesi i Capellos vjen sepse ai gjithmonë menaxhon ekipe të mira dhe filozofia e tij nuk jep futboll të bukur.

Ronald Koeman v Louis Van Gaal

Të dy holandezët tani janë kundërshtarë në Premier Ligë, pasi njëri drejton Southamptonin, kurse tjetri Manchester United.

Por, çdo gjë nisi kur ata dy ishin pjesë e Ajaxit; Koeman ishte trajner, kurse Van Gaal drejtor sportiv.
Urrejtja e tyre filloi kur Van Gaal vendosi ta shesë sulmuesin Zlatan Ibrahimovic, një lojtar që Koeman nuk dëshironte ta shesë në asnjë moment. Sulmuesi suedez u shit në ditën e fundit të merkatos dhe kështu filloi përplasja në mes tyre.

Nga kjo situatë trajneri aktual i Southamptonit iu drejtua bordit me një kërkesë, që ata të zgjidhnin ose atë ose Van Gaal, pasi sipas tij te Ajaxi nuk kishte më vend për të dytë. Ata shkarkuan trajnerin aktual të Manchester United, por pas disa muajsh shkarkuan edhe Komanin për shkak të formës së dobët të ekipit.

Jose Mourinho v Rafa Benitez

Grindja midis këtyre dyve u rikthye në skenë pak ditë më parë, kur gruaja e Benitez tha se burri i saj gjithmonë duhet të rregullojë rrëmujën e lënë nga Jose Mourinho.

Trajnerit aktual të Chelseat nuk i pëlqeu aspak komenti i bërë nga gruaja e trajnerit spanjoll dhe kështu nuk vonoi dhe përgjigjja e tij: "I vetmi klub ku burri i saj më ka zëvendësuar është Interi, ku pas gjashtë muajsh arriti ta shkatërrojë në atë kohë ekipin më të mirë në Evropë".

"Në qoftë se ajo do të kujdesej më shumë për dietën e burrit të saj, ajo nuk do të kishte kohë të fliste për mua”, kishte shtuar Mourinho për fund.

Louis van Gaal v Johan Cruyff

Çdo gjë kishte filluar në një darkë me mish viçi më 26 dhjetor të vitit 1989.

Në biografinë e tij, Van Gaal thekson se gjatë një darke të organizuar në shtëpinë e familjes Cruyff, ai kishte marrë një telefonatë të papritur ku i ishte treguar se motra e tij kishte ndërruar jetë. Kështu ai kishte dalë me nxitim dhe kishte harruar të falënderojë mikun e tij, Johan Cruyff.

"Johan ishte i zemëruar se unë kisha harruar të falënderoj atë për darkën".

Këto akuza i kishte mohuar më vonë Cruyff, por aq kishte mjaftuar që këta dy të fillojë urrejtjen në mes njëri tjetrit.

Ata u përleshën përsëri kur bordi Ajaxit kishte kërkuar që të sjellë Van Gaalin në bord në vitin 2011. Anëtar i pestë i të cilit grup ishte edhe Cruyff, i cili nuk kishte pranuar në asnjë moment që Van Gaal të jetë pjesë e Ajaxit përsëri.

Jose Mourinho v Arsene Wenger

Këtu çdo gjë ka filluar nga rivaliteti në mes ekipeve lokale, por në fund nuk mungoi as edhe kontakti fizik nga trajnerët.

Të dy trajnerët janë përballur shumë herë gjatë viteve të fundit dhe fati kishte rastisur që ndeshja e 500 dhe e 1000 në Premier Ligë për Wengerin të ishte kundër Chelseat. Të dy këto ndeshje u fituan nga ekipi i Jose Mourinhos dhe kështu trajneri portugez e quajti Wengerin një "specialist të dështimeve".

Trajnerët ende nuk flasin në mes vete dhe kjo u pa edhe në finalen e javës së kaluar në Community Shield të cilën e fitoi Arsenali.

Rivalitetet tjera janë dhe ato në mes të: Stan Ternant v Neil Warnock, Tim Sherwood v Jorge Jesus dhe Brian Clough v Don Revie. /Telegrafi/