LAJMI I FUNDIT:

Me tonalitet të butë, nuanca të lehta dhe të ngrohta, Pantone prezanton ngjyrën e vitit 2025!

Me tonalitet të butë, nuanca të lehta dhe të ngrohta, Pantone prezanton ngjyrën e vitit 2025!

Pantone sapo shpalli ngjyrën e vitit 2025, dhe ndryshe nga ç’pritej, nuk është një tonalitet i ndezur apo i guximshëm. Ngjyra që do të dominojë vitin e ardhshëm është… ngjyra kafe!

E njohur zyrtarisht si “PANTONE 17-1230” ose “mocha mousse”, kjo ngjyrë është një tonalitet i butë, me nuanca të lehta dhe të ngrohta.

Laurie Pressman, zëvendëspresidente e “Pantone Color Institute”, e përshkruan këtë ngjyrë si “një kafe e qetë dhe e ngrohtë, që ngjall ndjesi rehatie dhe përkëdheljeje për shqisat”.


Ngjyra “mocha mousse” është frymëzuar nga një trend i ri i quajtur “kultura e kënaqësive të vogla”, që ka të bëjë me kënaqësitë e përditshme si një kafe e blerë rrugës apo një moment relaksi gjatë ditës. “Gjeni momentin tuaj mocha”, thotë Pressman, duke e lidhur këtë ngjyrë me dëshirën për kënaqësi të vogla që përmirësojnë humorin tonë.

Përtej lidhjes me çokollatën, Pressman dhe Leatrice Eiseman, drejtoreshë ekzekutive e “Pantone Color Institute”, shpjegojnë se kjo ngjyrë simbolizon harmoni dhe ngrohtësi.

Në vitet 2023 dhe 2024, Pantone zgjodhi ngjyrat magenta dhe pjeshkë, duke reflektuar dëshirën për gëzim dhe festim pas izolimeve të zgjatura të pandemisë.

Tani, ndërsa bota ka kaluar periudhën e vështirë të COVID-it, ngjyra “mocha mousse” pasqyron nevojën për një gëzim më të qetë dhe të heshtur, duke i dhënë ton jetës me delikatesë dhe thjeshtësi. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Bëje vet
Kush janë fëmijët e Elon Musk? Emrat, moshat dhe nënat e shtatë fëmijëve të tij

Kush janë fëmijët e Elon Musk? Emrat, moshat dhe nënat e shtatë fëmijëve të tij

Kalo në kategori