LAJMI I FUNDIT:

Tolaj: Nëse dy javët e ardhshme nuk rritet numri i të prekurve me COVID-19, konfirmohet që Kosova ka arritur imunitet kolektiv

Tolaj: Nëse dy javët e ardhshme nuk rritet numri i të prekurve me COVID-19, konfirmohet që Kosova ka arritur imunitet kolektiv

Epidemiologu, Ilir Tolaj tha për Euronews Albania se shifrat në rënie të të infektuarve me coronavirus në Kosovë nuk janë meritë e masave të ndërmarra nga autoritetet, por meritë e situatës demografike, popullatës së re dhe arritjes së një lloj imuniteti kolektiv që tashmë është mbrojtës.

Ai shprehu shqetësimin për papërgjegjshmërinë me të cilën sipas tij  kanë vepruar të gjithë politikanët gjatë fushatës zgjedhore, që nuk i kanë shmangur në asnjë rast grumbullimet e njerëzve, çka sipas mjekut mund ta prishë këtë ecuri të mirë të pandemisë në Kosovë në dy javët në vazhdim.

“Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ky është një konfirmim që Kosova tashmë ka arritur një nivel jashtëzakonisht të kënaqshëm të imunitetit kolektiv, dhe nëse në periudhën e ardhshme nuk do të rrezikohet nga ndonjë valë e re, dhe me procesin e vaksinimit, atëherë do të jemi në një situatë kur Kosova gradualisht do t’i kthehet normalitetit”, tha mjeku.


Numri i infektimeve në Kosovë ka pësuar një rënie të konsiderueshme në javët e fundit. Referuar situatës epidemiologjike, qeveria po rishikon mundësinë për të lehtësojë masat. Gjithçka mbetet për t’u vlerësuar nga ekspertët, të cilët me shumë gjasa do të zgjasin orën e bizneseve.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori