Nga: Ismail Kadare
Këto shënime i shkrova para shtatë ditësh, duke u kthyer nga Skrapari. Hera e parë, midis përshtypjeve të shumta, më mbeti në kujtesë dhe oshëtima e lumit që të shoqëron në çdo bisedë e në çdo hap. Këtë herë oshëtima e lumit nuk u ndje. Sepse këtë herë Skrapari kishte festën e çlirimit të tij dhe Çorovoda ziente, e mbushur plot e përplot me mijëra njerëz, të ardhur nga të gjitha anët.
Në faqet e kodrave të larta shoh si po zbresin ende grupe- grupe fshatarët e vonuar. Herë pas here buria e ndonjë “Skode” atje lart, në xhade, lajmëron mbërritjen e ndonjë grupi të ri. Kurse centralistja e Rrogozhinës nuk pushon së përsërituri në telefon: “Alo, Çorovoda! Ndërhyni sa më parë në Berat që të dërgojnë një numër autobusësh në Rrogozhinë”. Sepse atje larg, në stacionin hekurudhor të Rrogozhinës, kanë mbetur qindra skraparllinj të ardhur nga e gjithë Shqipëria, të cilëve nuk u durohet sa të mbërrijnë në vendlindjen e dashur – në tokën e Skraparit.
Duke parë Çorovodën në festë, tërë këtë dyndje të larme njerëzish, duke parë këta fshatarë që kanë bërë 5- 6 orë rrugë dhe deri disa herë 8 orë rrugë më këmbë për të gjer këtu, duke e ditur se do të kalojnë një natë përjashta burra, gra e fëmijë (sepse Çorovoda është e vogël dhe në të gjitha ndërtesat e saj nuk strehohen dot veçse një përqindje e vogël e mysafirëve), njeriu, pa dashur, bën pyetjen; Ç’i shtyn këta njerëz nga janë e nga s’janë në Çorovodën e vogël midis maleve? Ç’i shtyn skraparllinjtë e shpërndarë kudo nëpër Shqipëri të bëjnë një rrugë kaq të gjatë e të vështirë për të kaluar, pas një ditë të zhurmëshme, një natë pa gjumë, shtrrë gjatë lumit apo në parkun e vogël, ku natën bën ftohtë e të njom vesa? Panair i madh apo dëfrime të bukura?
Në Çorovodë nuk bëhen as panaire as dëfrime të çuditëshme. Qyteti i vogël midis maleve është i thjeshtë, një lumë që oshëtin ditë e natë, një skenë e vogël me beze të kuqe, një mikrofon përpara të cilit këndojnë me radhë grupet folkloristike dhe, sipër turmës, një tel metalik në të cilin kalojnë herë pas here të rinjtë, të cilët imitojnë kalimin e lumit në rast lufte. Kjo është e gjitha. Atëhere cili është shkaku? Mos vallë organizimi i mirë nga komiteti i i Partisë apo komisioni i festës? Një shok na shpjegon se ata nuk kanë bërë asgjë për të siguruar pjesëmarrjen sepse nuk ka nevojë -vazhdoi ai – Ne vetëm lajmërojmë se festa do të bëhet dhe gjithë populli e organizon vetë ardhjen. Nuk mungon asnjë në fshat. Kurse për mysafirët e qyteteve të tjera mjafton vetëm një lajmërim i vogël prej disa radhësh në faqen e katërt të “Zërit të Popullit”.
Pra shkaku i kësaj pjesëmarrjeje kaq të gjerë dhe spontane në festë qëndron gjetkë. Ky është një shkak me një kuptim të thellë dhe të bukur: njerëzit mblidhen për të kujtuar kohën heroike të luftës, ata më të vjetrit vijnë për të ngjallur heroizmin e viteve të rinisë, të rinjtë heroizmin e prindërve, veteranët për të takuar njëri- tjetrin e, të gjithë bashkë, për të nderuar kujtimin e atyre ve që nuk vijnë dot. Fryma e luftës partizane këtu është e gjallë. Atë e takon kudo: në emrat e njerëzve, në këngët në gjestet. E gjithë festa është një digresion i madh në ato vite të lavdishme.
***
Asnjëherë nëpër rrugët e Çorovodës nuk dynden kaq shumë njerëz. Në sheshin para hotelit, në fushën e sportit, në parkun e vogël dhe në bregun e lumit nuk ke vend ku të rrish. Mbi urën e lumit vete e vjen një lumë i pandërprerë njerëzish. Është e shtunë pasdite; vigjilja e festës. Tani fshatarët ekatundeve më të largëta po bëjnë kilometrate fundit dhe po i afrohen Çorovodës. Në një skenë të ngritur shpejt dhe të zbukuruar me gjethe (skena duket si një kaçube e madhe që ka mbirë pa pritur), vazhdon konkurrimi i këngëtarëve dhe grupeve të fshatarëve. Skraparllinjtë e kanë shumë qejf këngën dhe kjo festë nuk mund të kuptohet pa këngë. Dikush provon mikrofonin në sheshin ku do të bëhet mitingu. Kalojnë ca të rinj e të reja me pushkë në krahë: janë qitësit që do të konkurrojnë nesër. Berberët të mbytur në djersë po punojnë me shpejtësi. Kjo mbrëmje po afron, i ka të gjitha nuancat e një mbrëmjeje vigjilje.
Rri e vështroj njerëzit që lëvizin sa andej këtej: burra, gra, fëmijë, vajza, djem e pleq. Flasin, bisedojnë, qeshin, ecin të zënë për krahu ose për dore. (Asnjëherë nuk kam parë kaq shumë njerëz të zënë për dore). Ka në këtë gjest diçka të thjeshtë dhe naive., që të prek. Por ajo që të bje më tepër në sy janë përqafimet.. Në çdo hap, në çdo çast shikon njerëz që takohen dhe përqafohen. I shikon se si ndalojnë dy- tri hapa përballë njëri- tjetrit, hapin sytë e qeshin, lëshojnë britmë habije, thonë me zë të lartë një emër dhe pastaj lëshohen në krahët e njëri- tjetrit. Janë partizanët e vjetër, veteranët, të njohurit; shkurt, miqtë e mirë që i ka marrë malli për shoku – shokun. Gjithë Skrapari që ka zbritur sot në Çorovodë, përqafohet. Është miqësia e vjetër, miqësia partizane që nuk harrohet.
Vështroj këtë lëvizje që nuk mbaron, dhe them me vete: “Ja, këta janë njerëzit e kësaj krahine të ashpër, por të bukur. Njerëzit që bënë luftën, ata që çajnë sot dheun me plug, njerëz që jetojnë dhe vdesin të ndershëm pranë tokës së tyre të ashpër. Toka atyre ua jep me zor bukën, por ata e duan shumë, siç e kanë dashur gjithmonë”. Pyes veten si të dalloj midis këtyre mijëra e mijëra njerëzve partizanët e vjetër, ata që kanë bërë heroizma, ata që kanë kaluar peripecira të jashtëzakonshme, ata që përsëri sot janë të parët që rrëbejnë fjalën e partisë. Është vështirë t’i dallosh ata, sepse njerëzit e heroizmave këtu janë të shumtë. Ata rrinë e bejnë muhabet ndanë lumit, ndezin ndonjë cigare, dëgjojnë këngët që transmeton radioja, pinë araxhata përpara ndonjë banaku, qethen dhe rruhen te berberi.
Si të gjej midis tyre heroin që u hodh midis gjermanëve në llogore, partizani që zvarriti në krah shokun e plagosur, fshatarin që ndau kafshatën e fundit me partizanët, vajzën që e torturuan dhe nuk tregoi? Si të gjej kooperativistët, të cilët duke punuar ditë e natë, hapën një kanal mespërmes shkëmbit, duke sjellë ujët andej nga nuk e pandehte njeri? Si të gjej gratë e Mëlovës, fshat me tokë të keqe e pa ujë në zonën e Tomorricës, që nuk e kishte siguruar asnjëherë bukën, ato gra që shkonin e hapnin toka të reja pesë orë larg nga fshati, që flinin atje kur ishte nevoja dhe që, më në fund, arritën të marrin 180 kv patate për hektarë. Si të gjej kooperativistin që shpëtoi depon nga zjarri, vajzën arsimtare që shkon përmes dimrit në shkollë? Si të gjej, më në fund, atë fshatari që e ka shtëpinë buzë xhadesë dhe pret e përcjell çdo njeri që e zë nata në udhë?
***
Midis njerëzve shoh një plak me trup të paët që rri e shikon mbështetur në shkopin e tij. Ka veshur një palë rroba ushtarake të përdorura, por të pastra. E marr me men se do të jetë ndonjë partizan i vjetër. Kjo duket nga shprehja e fytyrës kur dëgjon këngët partizane, nga kapelja që mban dhe në fund, nga pamja serioze dhe solemne që i mori fytyra , kur u ofroi dy- tre njerëzve të panjohur që i ka pranë cigare nga paqeta e tij e sapoblerë “Partizani”. Më bëri shumë përshtypje gjesti i fundit i tij. Njihem me të. Është vërtet një ish partizan i vjetër. Xha Kamberi. Megjithëse plak pensionist, me të ardhura të kufizuar ai u ofron cigare njerëzve të panjohur, sepse e ndjen që kjo është festa e tij, se vitet e luftës, të cilat i ringjallim ndërmend të gjithë ne, janë vitet e tij, streha e kujtimeve të tij më të bukura. Prandaj fytyra e rrudhur i mori një shprehje të tillë solemne dhe serioze, sikur teë priste misafirët në një dasmë.
– Unë, or bir, gjithë jetën e kam kaluar nëpër luftra. Që nga 1914- a deri më 1944 – më tha Xha Kamberi – Nuk kam rënë pas punëve të familjes e të shtëpisë, sepse isha shumë i dhënë pas luftrave.
Dhe xha Kamberi numëron ngjarjet në të cilat ka marrë pjesë pushka e tij: lufta e parë botërore, lufta e Vlorës, revolucioni i qershorit 1924 dhe, më në fund, lufta partizane.
– A ke medalje?, – e pyeta.
– Kam, – tha xha Kamberi. Ja, këtu në xhep i kam, – dhe futi dorën në xhepine e xhaketës e nxori dy medalje.
– Pse nuk i vë?
Xha Kamberi buzëqeshi.
– Ja më vjen zor, – tha. – Partia nathotë që nuk duhet të kapardisemi me medalje dhe grada. Shoh që edhe ca të tjerë nuk i kanë vënë.
– Jo, xha Kamber, të vëshë medaljen nuk do të thotë të kapadrisesh.
– E po, kur t’i vënë të gjithë, do t’i vë edhe unë.Xha Kamberi zgjat paqetën dikujt.
– A ke ardhur nga larg? – e pyes.
– Po, nga larg.
– Po si po i kalon këtu, në Çorovodë?
– Po ja, or bir, vij rrotull, shikoj djemtë që gëzojnë dhe gëzoj dhe unë.
– Po natën ku do ta kalosh?
– Përjashta, një natë është.
A takon shumë të njohur moshatarë këtu?
Xha Kamberi tund kokën.
– Shokët e luftës të moshës time janë rralluar shumë. Tek- tuk mezi gjej ndonjë. Çdo vit që bëhet festa ne rrallohemi. Mbase mot edhe unë nuk do të vij dot.
– Ti mbahesh akoma, ti do të vish me siguri.
– Sa të më punojnë këmbët do të vij.
Më vonë, si u ndava me të, e pash përsëri nga larg se si ecte ngadalë, mbështetur mbi shkopin etij, qëndronte pranë çdo grupi ku këndonin dhe kërcenin, ikte më tutje, qëndronte përsri. Ky plak, me shëndet të dobët, i cili kishte ardhur nga larg, nuk po çmallej dot me kujtimet e luftës.
Ndërkaq po binte mbrëmja. Tani këngët e Skraparit shtronin ison e tyre të ngadalshme dhe tronditëse mbi lumin rrepet dhe njerëzit. Nga njëri grumbull në tjetrin, nhga skaji në skaj, ndërsa muzgu po binte, filluan të bisedojnë me shoqja shoqen ngjarjet dhe luftrat. Ky është djalogui i Skraparit, në këtë natë shtatori.
Në këtë kohë, xha Kamberi i kish shpërndarë me siguri cigaret epqaqetës së tij “partizani” dhe ndofta rrinte e dëgjonte shtruar bisedën e shtruar të luftrave.
Kur dritat u ndezën kudo, nata u mbush edhe më shumë me kujtime dhe jehona. Si një obkt që vjen në fokus përpra dylbisë, ashtu edhe kjo natë iu afrua më shumë shëmbëllimit të një nate partizane.
***
Mëngjes. Dielli shkëlqen dhe festa është në kulmin e saj Çorovoda lëviz, këndon, bën qitje. Pas mitingut njerëzit njerëzit shetitin, futen nëpër këngë e valle. Vallet lindin aty- këtu mbi këtë reliev të shqetësuar, si lule të mëdha që i hapin gonxhet papritur.
Një shok më thotë se çdo vit në përvjetorin e kësaj feste bëhen shumë fejesa. Të rinjtë nga fshatra të ndryshme shikojnë njëri- tjetrin, njihen, pëlqehen edhe familjet e tyre, aty për aty bien dakord, duke iu shtuar gëzimit të përgjithshëm edhe më shumë gëzim. Ky fakt i thjeshtë tregon respektin që kanë ata për festën. Tregon nga ana tjetër se skraparllinjtë me karakter të fortë dhe shpirt luftarak, e duan dhe e respektojnë gëzimin për jetën. Njerëzit që kanë sensin e jetës, nuk e lënë veten të mbeten prapa nga jeta dhe problemet e kohës. Po kthehem prat te medaljet e xha Kamberit. Mua më habitën shumë fjalët e tij për çështjen e mburrjes dhe të kapardisjes. Të them të drejtë, kam patur përshtypjen se skraparllinjtë, duke jetuar në kushte natyrore të ashpra, në një vend ku çmohet shumë trimëria personale, do ta kishin të zhvilluar një farë ndjenje mburrjeje kur binte fjala për punë luftrash. Nga ana tjetër, duke jetuar shumë me kujtimet e luftës, kisha përshtypjen se ata do të mbanin një farë qëndrimi indeferent për çështjet “prozaike” të përditshme të punës. Por të dyja këto përshtypje mu zhdukën kur erdha këtu. Pash kaq shumë njerëz të qeshur, me fytyra të dashura, me gjeste të ngrohta e të natyrshme, njerëz të afruar e të respektueshëm, sa që mendova t’ia vë titullin këtij shkrimi “skraparllinjtë – trima të qeshur”.
Kur dëgjova se si punojnë kooperativistët e Skraparit, si po i zgjidhin çështjet e prodhimit, por janë hedhur me mish e me shpirt në bejeën e madhe të bukës. Me këtë ata tregojnë se trimëria e tyre është më e thellë, më e qëndrueshme dhe më e ndërgjegjshme se ajo trimëria e të dukurit, trimëria për hir të trimërisë, “marrëzia e trimave”, siç thotë Gorki. Nga ana tjetër, kujtimet e luftës partizane nuk janë për ta një pikë e ngrirë, ku janë mbërthyer mendjet etyre, duke i lënë prapa problemet e kohës.
Pas Letrës së Hapur, Skrapari, tokë e ashpër dhe e pakët, vendosi: do të bëjmë bukën. Kjo është një luftë e madhe dhe e re.
Heroizmi nuk është një koncept i ngrirë. Kur vendosi Skrapari të që këtë pesëvjeçar të hapë 3800 ha toka të reja dhe taraca, ky ishte heroizmi i tij i ri.
Ngelemi te heroizmi. Kooperativa e Krastës, një nga më të varfrat, në fund të Çukës së Frëngut, siguroi bukën. Ajo ka vetëm 38 ha tokë. Fshatërt do të hapin 45 ha toka të reja deri në fund të pesëvjeçarit. Domethënë pas disa vjetësh do të dyfishohet toka e bukës dhe jeta do të bëhet edhe më e bukur. Në Kulmak, rrëzë malit të Tomorrit, në një lartësi të madhe nga niveli i detit, u mbollën 50 ha patae dhe u morën 140 kv patate për hektar. Më treguan se para pak ditësh në Çorovodë, mbërriti një grup i ri vajzash nga Vlora. Këto vajza të reja që sapo mbaruan maturën, erdhën të zëvendësojnë shoqet etyre arsimtare në fshatrat e Skraparit. Fshatarët kur morën vesh se erdhën vajzat nga Vlora, zbritën në Çorovodë më kuaj për t’i marrë. Ishte shumë preksëse të dëgjoje se si këto vajza, të cilat nuk kishin udhëtuar ndonjë herë mbi kuaj e mbi mushka, po shkonin, të shoqëruara nga vendësit që ecin në këmbë, pasi duhet të mbanin kafshët për kapistalli nëpër rrugët e largëta shkëmbore të malësisë. Fshatrëte Skraparit i çmojnë shkollën dhe kulturën, ashtu siç çmojnë trimërinë. Ashtu siç mbajtën dje mbi kuaje mbi mushka shokët e plagosur, me po atë seriozitet e krenari ata çuan në fshat mësueset e tyre të reja, të cilat po bënin rrugëne parë në jetë, duke çarë përmes bujarisë së së popullit.
Mesditë, në pragun e vogël në hijen e pemëve janë ulur këmbëkryq në tokë, duke krijuar rrethe të mëdha, sipas kooperativave, mijëra njerëz. Është koha e drekës. Me radhë njëri pas tjetrit, shikoj grumbujt e njerëzve të Vëndreshës, Kapinovës, Munushtirit, Gjerbësit, Mëlovës, Veleshnje etj. etj. Janë ulur këmbëkryq kooperativat, fshatra, zonat e largëta e të afërta. Parku i ngjet një harte të saktë të Skraparit. Dhe jo vetëm një hartë, ai është një fletë e hapur ku lexon dhe dëgjon historinë dhe lavdinë e kësaj krahine. Sepse bashkë me njerëzit kanë zbritur edhe kostumet e zakonet, edhe baladat dhe këngët. Djalogu i luftërave këtu gjëmon prap si një bubullimë e largët. Ushëtojnë këngët dhe çdo zonë i tregon shoqes që ka përbri, gjithë historinë, gëzimet dhe hidhërimet e saj. Dhe zonja fqinje i përgjigjet po me atë mënyrë. I shtruar këmbëkryq në bar, gjithë Skrapari ligjëron atë që ka në zemër.
Të ftuar nga fshatarët, ulemi midis kooperativistëve të Vëndreshës. Midis nesh është edhe Heroi i Popullit Zylyftar Veleshnja. Në këtë ditë feste, megjithëse invalid, ai po më duket i shkathët si djalë. Dhe ja, posa ulemi dhe porsa ngrejmë një shëndet, njëri nga fshatarët ia merr këngës. Dikush që kam përbri më thotë në vesh: – Është kënga e Zylyftarit.
Heroi është ulur këmbëkryq mbi bar me bashkëvendësit e tij, ka fatin e madh të jetë futur për së gjalli në këngë. Të jesh futur në këngë do të thotë të rrish ulur përjetë këmbëkryq me popullin.
Mbi ca kodra mbi Spatharë,
Po luftojnë ca parizanë,
Grupi Dytë, Brigad’ e parë
Mehmeti me Zylyftarë…
Dhe kënga dhe shëndetet vazhdojnë. Ne u ngritëm dhe shkuam me radhë në shumë grupe. Me hapa vigane po i binim kryq e tërthor tokës heroike të Skraparit, ngjiteshim në male dhe zbrisnim poshtë, kalonim përmes vërshëllimës së plumbave dhe oshëtimave të përrenjve. Me një hap hidheshim nga një zonë në tjetrën. Po notonim si të dehur në detin e gjerë të këngës së popullit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A