LAJMI I FUNDIT:

Toblerone do të ndryshojë dizajnin sipas rregullave të “Swissness”

Toblerone do të ndryshojë dizajnin sipas rregullave të “Swissness”

Imazhi i majës së malit Matterhorn do të hiqet nga paketimi i Toblerone pasi një pjesë e prodhimit të çokollatës të zhvendoset jashtë Zvicrës, që do të thotë se bie në kundërshtim me kufizimet e marketingut në lidhje me përdorimin e ikonografisë zvicerane.

Mali 4,478 metra i lartë, maja piramidale pothuajse simetrike e të cilit pasqyron formën e çokollatës së veshur me bajame dhe mjaltë, do të zëvendësohet me një samit më të përgjithshëm Alpine, tha pronari amerikan i markës së ushqimeve të ëmbla, Mondelez.

“Ridizajnimi i paketimit prezanton një logo malore të modernizuar dhe të efektshme që përputhet me estetikën gjeometrike dhe trekëndore,” tha një zëdhënës i Mondelez për Aargauer Zeitung. Paketimi Toblerone tani do të lexojë “e themeluar në Zvicër”, në vend të “e Zvicrës”, raporton The Guardian, transmeton Telegrafi.


Ligji “Swissness” i prezantuar në vitin 2017 kufizon përdorimin e kryqit të bardhë të flamurit kombëtar në një sfond të kuq – si dhe indikatorë të tjerë të origjinës zvicerane – në ushqime, produkte industriale dhe shërbime.

Në mënyrë që produktet ushqimore të tregtohen si “të prodhuara në Zvicër”, 80 për qind e përbërësve të papërpunuara duhet të merren nga vendi dhe shumica e përpunimit bëhet atje. Për qumështin dhe produktet me bazë qumështi, kuota e kërkuar është 100 për qind, me përjashtim të përbërësve që nuk mund të merren nga Zvicra, si kakao.

Studimet kanë treguar se disa produkte të caktuara të brenduara si “të prodhuara në Zvicër” shiten me një çmim prej deri në 20 për qind më të lartë se produktet e njëjta me origjinë nga vende të tjera, përderisa çmimi i shitjes shkon deri në 50 për qind më i lartë në gjësendet luksoze. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

Interesante
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante
Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Virale
XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

Kalo në kategori