Krahas ekzistimit të ministrive përkatëse, në Qeverinë e kaluar të Kosovës ishte zbatuar edhe forma e emërimit të koordinatorëve për çështje të caktuara. Në këtë aspekt, krahas ministrit të Arsimit, ekzistonte edhe koordinatori nacional për arsim apo edhe rasti kur krahas ministrit të Mjedisit dhe Ambientit, ekzistonte koordinatori për çështje klimatike dhe ambient.
Por, këto pozita u shuan me një vendim të Qeverisë së re të Kosovës, të kryeministrit Albin Kurti. Shuarja e pozitave të koordinatorëve, bie në fushën e shqyrtimit të shumë vendimeve të qeverisë paraprake, nga qeveria aktuale.
Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar disa nga koordinatorët e shkarkuar, por ata nuk kanë pranuar që të flasin e disa nga ta nuk kanë qenë të qasshëm.
Ndërkaq, përfaqësues të shoqërisë civile e vlerësojnë si të qëlluar vendimin e qeverisë, pasi që sipas tyre, këto pozita kanë qenë të panevojshme.
Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se shuarja e këtyre pozitave ishte një vendim i mirë dhe në funksion të kursimeve buxhetore.
“Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerëson se ky është një vendim i drejtë i cili më në fund i jep përgjigje bastardimit të madh të pozitave të shumta të koordinatorëve të cilat janë krijuar edhe pa nevojë, por edhe duke krijuar dëme dhe barrë të madhe për buxhetin e Kosovës. Koordinimi i shumë prej këtyre obligimeve që i kanë pasur në kompetencë këta koordinatorë, janë të bazuara në ligj, prandaj zbatimi i ligjeve nga zyrtarët e të gjitha institucioneve do ta bënte të panevojshme krijimin e këtyre pozitave”, tha Musliu.
Vetëm për pagën e një koordinatori nacional, buxhetit të Kosovës i ka kushtuar brenda një vitit mesatarisht mbi 20 mijë euro. Koordinatorët nacionalë të cilët ishin emëruara në qeveria e kaluar, nuk kanë ekzistuar si pozita zyrtare në periudha më të largëta kohore.
Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – Çohu, tha për Radion Evropa e Lirë se shkarkimi i koordinatorëve nacionalë nuk do të paraqesë ndonjë pengesë në funksionimin e atyre fushave të cilët ata i kanë udhëhequr.
“Është vendim i mirë pasi që nuk ka qenë e arsyeshme emërimi i koordinatorëve dhe po ashtu ka qenë e pa qartë pse duhet të ekzistojnë ato pozita, kështu që vendimi që të shkarkohen është pozitiv. Në Kosovë nuk do të duhej të krijohen pozita të tilla sepse edhe ashtu ka shumë institucione, agjenci të pavarura, që secila prej tyre mund të luajë rolin e tyre dhe nuk ka nevojë të krijohen koordinatorë të tillë”, thotë Demhasaj.
Demhasaj shton se emërimi dhe funksionimi i këtyre koordinatorëve nuk është se ka treguar ndonjë ndryshim pozitiv në shoqëri apo në funksionimin e institucioneve.
Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj i cili kishte emëruar këta koordinatorë nacionalë, përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Kurti, duke shkruar se me këtë vendim kanë pësuar profesionistët.
Me vendimin e fundit, Qeveria Kurti ka shkarkuar koordinatorin nacional për reforma shtetërore, koordinatorin për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit, koordinatorin nacional për kulturë, rini dhe sport, koordinatorin nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, koordinatorin nacional për integrim dhe anëtarësim në NATO, pastaj ka shfuqizuar vendimi për emërimin e udhëheqësve të projektit për menaxhimin dhe kontrollin e qenve endacakë, si dhe është shfuqizuar vendimi për themelimin e task-forcës kundër narkotik te të rinjtë dhe siguri në shkolla.
I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, koordinatori nacional për kulturë, rini dhe sport, Rexhep Hoti nuk ka dashur të komentojë vendimin e Qeverisë Kurti për shkarkimin e tij nga pozita. Edhe koordinatorët e tjerë, kanë qenë jo të qasshëm për t’u kontaktuar.
Qeveria Haradinaj ishte kritikuar në vazhdimësi nga shoqëria civile në Kosovë për shkak të, siç thuhej, krijimit të posteve të shumta qeveritare.
Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, kishte më së shumti ministri nga të gjitha qeveritë e kaluara. Ajo kishte 21 ministri, pesë zëvendëskryeministra dhe mbi 80 zëvendësministra, e që të gjithë këta zyrtarë, kanë të punësuar edhe numër të madh të këshilltarëve politikë, shoferë si dhe të punësuar të tjerë.
Edhe në këtë aspekt, qeveria e re e koalicionit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë reduktuar numrin e ministrive nga 21 në 15 sosh.
Por, me gjithë zotimet se ky reduktim ishte pozitiv dhe do të kursente buxhetin e shtetit, në mbledhjen e fundit të qeverisë, zëvendëskryeministri Avdullah Hoti kërkoi që qeveria të vendosë sa më shpejt për fatin e shumë shërbyesve civilë, të cilët tani e kanë të paqartë punën dhe pozitën e tyre, pasi që procesi i shkrirjes së ministrive tashmë ka filluar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t’i caktohet masa e paraburgimit

BFI: Dënojmë vendimin e Gjykatës Kushtetueses për nisjen e procedurës për deakreditimin e Medresesë Isa Beu

Gjykata e Lartë lë në burg Ilir Metën

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?