LAJMI I FUNDIT:

Tituj që thonë shumë, mediat shqiptare në ditën e pavarësisë në një ekspozitë

Tituj që thonë shumë, mediat shqiptare në ditën e pavarësisë në një ekspozitë

 Në kuadër të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës “Pjeter Bogdani” është hapur ekspozita “Pavarësia e Kosovës në shtypin shqiptar”.

Kjo ekspozitë sjell në vëmendje mënyrën se si mediat shqiptare pasqyruan shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe zhvillimet që e shoqëruan këtë ngjarje historike.

Njëra nga vizitoret e ekspozitës, Adelina Çekaj, u shpreh se kishte ardhur posaçërisht për ta parë këtë ekspozitë dhe për të kujtuar momentet historike të atyre ditëve.


“Mendoj që jo vetëm ne që e kemi përjetuar luftën si gjeneratë, por edhe gjeneratat e reja, të cilat tashmë po e shijojnë pavarësinë e Kosovës, duhet ta dinë historikun e saj. Ajo çka unë pashë janë shumë gazeta të dikurshme që fatkeqësisht sot nuk botohen, por që këta tituj thonë shumë për ne si popull. Kjo është një histori e shkruar që duhet të përcillet brez pas brezi”, u shpreh ajo.

Një qytetare tjetër, Naile Çekaj, tha se ekspozita është shumë e qëlluar pasi prezanton historinë e Kosovës dhe mënyrën se si ajo u pasqyrua në media.

“Po, unë mendoj që është një ekspozitë e qëlluar, pasi prezanton historinë tonë, duke treguar se si u shpall pavarësia. Pashë që nuk ishin vetëm tituj nga Kosova, por edhe nga Shqipëria dhe nga mediat botërore. Për ne ka qenë një ditë e madhe, jo vetëm për brezat e rinj, por edhe për ata që e kanë pritur këtë ditë me shekuj”, tha ajo.

Sot, në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, qytetarët festojnë me krenari, duke kujtuar të gjithë ata që sakrifikuan për të arritur këtë ditë të shënuar në historinë e kombit shqiptar.

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Kalo në kategori