LAJMI I FUNDIT:

Tirana me fitoren e parë në konkurrencën e femrave, mposht Partizanin në Ligën Unike

Tirana me fitoren e parë në konkurrencën e femrave, mposht Partizanin në Ligën Unike
(Foto: ligaunike.com)

Tirana ka shënuar fitoren e parë në Ligën Unike në konkurrencën e femrave, duke mundur rivalin lokal, Partizanin me shifrat 93-89 (19:16, 20:16, 31:35, 23:22), në xhiron e dhjetë apo të fundit për garat e rregullta.

Çereku i parë ishte i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen e madhe, ku epërsia më e lartë ishte e Tiranës në fillim 6:1, derisa kjo pjesë përfundoi 19:16. Edhe fillimi i periudhës së dytë ishte i baraspeshuar, e më pas vashat tiranase krijuan epërsi deri në 12 pikë, kurse pjesa e parë përfundoi 39-32.

Në periodën e tretë skuadra e Partizanit rikthehet shpejt për të afruar shifrat në 45:44, e më pas duke barazuar shifrat në 63:63, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 70:67. Lojë shumë interesante u zhvillua në dhjetë minutat e fundit. 1:24 minuta para fundit të ndeshjes, Partizani ishte duke fituar 87:89, por në momentet vendimtare, vashat e Tiranës ishin më të mira duke triumfuar 93-89.


Te Tirana u dalluan Enisa Qosja me 35 pikë e shtatë kërcime dhe Klea Verri me 32 pikë e nëntë asistime, ndërsa te Partizani u dallua Aida Palko me 34 pikë e 11 kërcime.

Tirana i përfundon garat e rregullta me një fitore e nëntë humbje, kurse Partizani me dy fitore e tetë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

Liga e Kampionëve
Julian Alvarez i dërgon paralajmërim Real Madridit për ndeshjen e kthimit

Julian Alvarez i dërgon paralajmërim Real Madridit për ndeshjen e kthimit

Ligat tjera
Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve: Real Madrid 2-1 Atletico Madrid, dështon Courtois

Notat e lojtarëve: Real Madrid 2-1 Atletico Madrid, dështon Courtois

Liga e Kampionëve
Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Premier League
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori