LAJMI I FUNDIT:

Tillerson: Nevojiten edhe disa hapa për takimin me Korenë Veriore

Tillerson: Nevojiten edhe disa hapa për takimin me Korenë Veriore

Për marrëveshjen lidhur me vendin e bisedimeve midis SHBA dhe Koresë Veriore do të jenë të nevojshme disa hapa, deklaroi sekretari i Shtetit të SHBA-së, Rex Tillerson.

“Ne do të duam që të bisedojmë drejtpërdrejt me ta”, tha Tillerson gjatë një vizite në Abuxha të Nigerisë, transmeton Reuters.

Ndryshe, drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, ka mbrojtur vendimin e Donald Trump për t’u takuar me liderin verikorean Kim Jong-Un, duke thënë se presidenti amerikan i ka parasysh rreziqet.


“Trump nuk është duke bërë asgjë për teatër. Ai do të shkojë atje për të zgjidhur një problem”, tha shefi i agjencisë amerikane të spiunimit për Fox News.

Presidenti Trump ka thënë se samiti mund “të arrijë marrëveshjen më të madhe për botën”.

Por, kritikët thonë se nëse bisedimet do të jenë të varfra, atëherë të dyja shtetet do të vihen në pozitë më të keqe se sa më herët.

Deri më tash nuk ka ndonjë datë të mundshme për mbajtjen e takimit, edhe pse raportime fillestare përmendën muajin maj të këtij viti, ndërsa vendet mikpritëse do të mund të ishin Koreja Jugore, Suedia, Zvicra dhe Kina. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Botë
Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Kalo në kategori