LAJMI I FUNDIT:

Tillerson, Lavrovit: Përzierja ruse në zgjedhje ka krijuar “mosbesim”

Tillerson, Lavrovit: Përzierja ruse në zgjedhje ka krijuar “mosbesim”

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, deklaroi se i ka thënë ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, se përzierja ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara, ka krijuar “mosbesim serioz” ndërmjet dy shteteve.

Mëtutje, duke folur sot në një forum rajonal në Manilë të Filipineve, ai është shprehur se në takimin me Lavrov, ka thënë se ndërhyrja në zgjedhje ishte “incident serioz”.

Sekretari Tillerson, po ashtu, i ka tërhequr vërejtjen kolegut të tij rus se qeveria e Shteteve të Bashkuara është në procesin e vendosjes ndaj masave të Kremlinit për urdhërim të reduktimit substancial të misionit diplomatik amerikan në Moskë. Këtë veprim Moska e ka ndërmarrë në shenjë të hakmarrjes për sanksionet e reja amerikan kundër Rusisë.


Megjithatë, Tillerson theksoi se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të punojnë me Rusinë dhe se “nuk është e dobishme” të ndërpriten të gjitha lidhjet për shkak të një çështjeje.

Në këtë kuadër, Tillerson u tha gazetarëve se Moska ka sinjalizuar “një lloj të gatishmërisë” për gjetjen e mënyrave për të lëvizur përpara lidhur me situatën në Ukrainë. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Azia
Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Botë
Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Amerika
Si do të ndikonin tarifat e Trumpit te qytetarët e zakonshëm evropianë?

Si do të ndikonin tarifat e Trumpit te qytetarët e zakonshëm evropianë?

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Kalo në kategori