Përdoruesit e aplikacioneve në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA po shpenzojnë më shumë kohë në TikTok sesa në YouTube, sugjeron një raport i ri.

Të dhënat nga firma e monitorimit të aplikacioneve App Annie tregojnë se koha mesatare për përdorues, e shpenzuar në aplikacione është më e lartë për TikTok, duke treguar nivele të larta angazhimi.


Sidoqoftë, YouTube mban vendin e parë për kohën e përgjithshme të kaluar - jo për përdorues - pasi ka shumë më tepër përdorues në përgjithësi.

Gjiganti i videove në pronësi të Google ka rreth dy miliardë përdorues mujorë, ndërsa të dhënat më të fundit publike të TikTok sugjeruan se kishte rreth 700 milionë në mesin e vitit 2020.

Bëhet fjalë për një analizë të bërë nga App Annie që është e specializuar në analizën e tregut të aplikacioneve.

Treguesi "koha e kaluar" në raportin e tij llogaritet vetëm për telefonat Android - por gjithashtu nuk përfshin Kinën, ku TikTok - i njohur në vend si Douyin - është një aplikacion kryesor. /Telegrafi/