Fermerët e Mitrovicës kanë qenë të enjten përfitues të 50 makinave mjelëse dhe të 150 bidonëve për qumësht, donacion ky i Agjencisë turke TIKA, që është realizua në kuadër të projektit “Subvencionimi i fermerëve me makina mjelëse dhe bidonë për qumësht.
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, duke marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave midis fermerëve dhe komunës, vlerësoi se është kjo ngjarje e rëndësishme për komunën dhe fermerët tanë, pasi që nga miqtë tanë po ndihmohet sektori i bujqësisë.
“TIKA dhe koordinatori i saj kryesor për Kosovë, Eyüp Yavuz Ümütly, po tregojnë vazhdimisht interesim për të ndihmuar komunën e Mitrovicës me projekte në fusha të ndryshme. Ne e falënderojmë TIKA-në dhe koordinatorin Ümütly, për këtë mbështetje dhe i garantojmë se këto pajisje do të shfrytëzohen siç është më së miri deh ajm i sigurt se do të ndikojnë në zhvillimin e kësaj dege të bujqësisë.
Komuna gjithmonë do të jetë pranë fermerëve, duke i subvencionuar në forma të ndryshme dhe duke realizuar projekte të ndryshme me partnerët që do i gjemë”, ka thënë kryetari Bahtiri.
Koordinatori i TIKA-së për Kosovë, Eyüp Yavuz Ümütly, që ishte i pranishëm në ceremoni, tha fillimisht se situata në Mitrovicë është e veçantë nga komunat tjera të Kosovës, andaj TIKA edhe është e fokusuar më shumë dhe më me përkushtim për të realizuar projekte këtu.
“Unë e falënderoj kryetarin Bahtiri dhe drejtorin Aliu për bashkëpunim të mirë që kemi, ndërsa juve fermerëve ju përgëzoj për punën që po bëni. Përveç që po punoni për vete, për të mos u bërë barrë e dikujt tjetër, ju duke punësuar persona të tjerë, e ndihmoni zvogëlimin e papunësisë deh zhvillimin ekonomik të komunës tuaj dhe të shtetit tuaj”, tha ai.
Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Nasuf Aliu, tha se ky projekt është realizimi i një nga premtimeve të kryetarit Bahtiri, që krijon parakushte për fabrikën e qumështit në komunën e Mitrovicës, gjë që do të krijoj parakushte që të ndërtohet infrastruktura bazike dhe funksionale, duke i konsoliduar njëkohësisht edhe fermerët dhe duke ngritur edhe cilësinë e qumështit dhe mundësinë më të mirë për grumbullimin e tij.
Ai tha se komuna me projekte të këtilla do të vazhdojë gjatë gjithë këtij viti, me qëllim të stimulimit të sektorit të bujqësisë.
Në ceremoninë e organizuar, kontratat i nënshkruan 50 fermerë, që përfituan nga një makinë mjelëse dhe nga tre bidonë për qumësht.
Kryetari Bahtiri, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen që po i jep Mitrovicës, Koordinatorit të TIKA-së për Kosovë, Eyüp Yavuz Ümütly, i ndau një fletëfalënderim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa