Tifozi vrapoi drejt Iscos me thikë në ndeshjen Izrael-Spanjë (Foto)

Një tifoz ka hyrë në fushë duke mbajtur një thikë në dorë dhe i është afruar Iscos në fund të ndeshjes ndërmjet Izraelit dhe Spanjës – kanë raportuar mediat.
Gjashtë tifozë u arrestuan në fund të ndeshjes së të hënës që u zhvillua në Jerusalem, raporton The Sun.

Sipas njoftimeve, njëri prej tifozëve ishte ndarë nga pesë të tjerët dhe kishte shkuar me thikë në dorë drejt mesfushorit të Real Madridit.

“Ne e kuptuam menjëherë se ai kishte thikë në xhep”, ka thënë një agjent sigurie për mediat lokale.

Mirëpo, media të ndryshme kanë thënë se tifozi e kishte hedhur thikën para se t’i afrohej lojtarit. Nga ana tjetër, Federata Izraelite e futbollit i ka mohuar këto njoftime.

“Sipas të gjitha informacioneve që i posedojmë, nuk ka dëshmi apo indikacion se ndonjëri preja tyre që hyjnë në fushë kishte thikë”.

“Ne do të ngremë padi ndaj gjashtë tifozëve, të cilët do të përballen me pasojat e veprimeve të tyre krejtësisht të papranueshme në stadium”, thuhet mes tjerash në kumtesën për media të Federatës Izraelite.
Spanja e fitoi ndeshjen e fundit kualifikuese me fitore prej 1-0, me golin e realizuar nga Asier Illarramendi. /Telegrafi/
























































