Tifozi kosovar e gjuajti flamurin kombëtarë në tokë, futbollisti turk e mori atë dhe ia dha Rashicës

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje 0-1 nga Turqia në finalen e Play-Off për kualifikim në Kampionatin Botërorë.
Pas ndeshjes një tifozë u fut në fushë me flamurin kombëtar duke mbajtur në krahë.
Por për një moment ai e gjuajti në tokë atë për të bërë foto me Milot Rashicën.
Ishte mbrojtësi i Turqisë, Abdulkerim Bardarkci i cili e mori flamurin nga toka dhe ia dha Milot Rashicës.
Sulmuesi dardan pastaj e paloi flamurin dhe ia dha një pjesëtari të staidumit.
Mbrojtësi turk bëri një gjest të mirë pasi tifozi i papërgjegjshëm, përveç se hyri në stadium e përdhosi edhe flamurin kombëtar. /Telegrafi/
Türk futbolcu yere düşen Arnavut bayrağını kaldırdı
Türkiye A Milli Takım futbolcusu Abdülkerim Bardakcı dün Priştine'de oynanan Kosova maçının ardından yere düşen Arnavutluk bayrağını kaldırarak Kosovalı futbolcu Rashica'ya teslim etti.#Bayrak #Arnavut #kosova #Türkiye… pic.twitter.com/PAQKNVstsX
— Time Balkan (@TimeBalkan_) April 1, 2026

Nga
Telegrafi
8 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































