LAJMI I FUNDIT:

Tifozi brazilian mori pjesë në 11 edicione të Kupës së Botës – thyen rekord botëror

Tifozi brazilian mori pjesë në 11 edicione të Kupës së Botës – thyen rekord botëror

Një brazilian 75 vjeçar e theu një Rekord Botëror Guiness për më së shumti edicione të Kupës së Botës FIFA të ndjekur nga një individ.

Daniel Sbruzzi, nga Taubate të Sao Paolo, edicionin e parë të Kupës së Botës e kishte ndjekur në Argjentinë në vitin 1978, dhe Kupa e Botës e cila po mbahet këtë vit. Duke e çuar në 11 numrin e edicioneve që ai ka ndjekur.

Sbruzzi për Rekordet Botërore Guiness tha se ndjekja e Kampionateve Botërore është një mundësi e cila “lidh pasionet e mëdha” të jetës së tij: futbollin dhe përjetimin e kulturave të ndryshme anembanë botës, shkruan UPI, transmeton Telegrafi.


Super tifozi tha se ai e kishte marrë me vete kulturën e vendit të tij në shumicën e edicioneve duke e shfaqur librin e tij të karnavaleve, e që ai e quan “Bloco Vai Quem Quer” – ose ndryshe “Gjithkush që do mund të shkojë”.

“Një tipar i ‘Bloco Vai Quem Quer’ është se burrat vishen si gra gjatë periudhës së karnavalit dhe parakalojnë në rrugë. Unë përpiqem të marr kulturën nga qyteti im në mbarë botën”, tha Sbruzzi.

Ai tutje deklaroi se Kampionati Botëror në Katar është edicioni i vetëm të cilin ai e ndoqi pa një kostum të inspiruar nga gjinia femërore – kjo për shkak të kodit të veshjes së këtij edicioni.

Tutje Sbruzzi shtoi se ai veçse po planifikon thyerjen e rekordit të tij duke pritur që ta ndjekë Kampionatin Botëror 2026 i cili do të zhvillohet në Kanada, Meksiko dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/ 

Në trend Fun

Më shumë
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Banorët e një lagjeje në Angli në hall me pulëbardhat që vazhdimisht lëshojnë kocka kafshësh nga qielli - në skena të ngjashme me një film të njohur horror

Banorët e një lagjeje në Angli në hall me pulëbardhat që vazhdimisht lëshojnë kocka kafshësh nga qielli - në skena të ngjashme me një film të njohur horror

Interesante

"Kam frikë nga merimangat, kështu që fillova të fle në një tendë", historia e gruas që gjeti zgjidhjen për ta përballuar fobinë

Interesante
E zuri për pak gjumi, kur u zgjua britanikja u tmerrua – pa se i biri kishte shkarravitur murin e bardhë me produktin e saj të grimit

E zuri për pak gjumi, kur u zgjua britanikja u tmerrua – pa se i biri kishte shkarravitur murin e bardhë me produktin e saj të grimit

Fun
Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
Kalo në kategori