Site icon Telegrafi

Tifozët zgjedhin ekipin e sezonit në Ligën Premier – nuk mungojnë befasitë

Tifozët e futbollit anglezë kanë votuar dhe e kanë zgjedhur tashmë “ekipin e tifozëve” për sezonin 2023/24 në Ligën Premier.

Lista e ngushtë prej 60 futbollistëve më të mirë që luajtën gjatë gjithë sezonit është reduktuar në vetëm një formacion nga tifozët nga e gjithë bota.

Ata u ftuan për të zgjedhur një portier, dy mbrojtës të krahut, dy qendërmbrojtës, dy mesfushorë qendrorë, dy mesfushorë sulmues dhe dy sulmues.

Lojtarët që morën më shumë vota nga publiku në pozicionet e tyre përkatëse, të kufizuar në një maksimum prej katër lojtarësh për klub, formuan një formacion të mbushur me yje.

Lexo po ashtu Manchester City shkruan historinë, kampion për herë të katërt me radhë

Kampionët e Manchester City dhe nën-kampionët e Arsenalit kanë secili nga katër lojtarë në “skuadrën e sezonit” nga tifozët. Nga një lojtarë në formacion kanë edhe Liverpooli, Aston Villa dhe Chelsea.

Në portë ka fituar David Raya, ndërsa mbrojtja formohet nga Ben White, William Saliba, Gabriel Magalhaes dhe Trent-Alexander Arnold.

Në mesfushë gjenden emra si Rodri dhe Kevin de Bruyne në qendër, ndërsa nga krahët vijnë Phil Foden dhe Cole Palmer.

 

Dyshja e sulmit është ‘uzurpuar’ nga dy prej golashënuesve më të mirë të sezonit, Erling Haaland dhe Ollie Watkins.

Në listë mungojnë emra yjesh si Ruben Dias, Virgil Van Dijk, Declan Rice, Alexis Mac Allister, Bernardo Silva, Martin Odegaard dhe Bukayo Saka, të cilët gjithashtu kanë merituar një vend në formacion. /Telegrafi/

Exit mobile version