Tifozët lavdërojnë Casemiron, Neymar e quan mesfushorin më të mirë në botë – pas golit fantastik ndaj Zvicrës

Tifozët i kanë thurur elozhe Casemiros pas golit fantastik kundër Zvicrës në ndeshjen e të hënës mbrëma.
Mesfushori i Manchester Unitedit e shënoi golin e vetëm që e kualifikoi Brazilin në 1/8 e finales së Kampionatit Botëror, ‘Katar 2022’.
Në takimin e zhvilluar në Stadium 974 u përballën ekipet e Grupit H, Selecao siguroi kualifikimin, ndërsa Helvetikëve u mbetet ta kërkojnë kualifikimin në raundin e fundit.
Përveç tifozëve, ka reaguar edhe Neymar, i cili nuk mund të luante në këtë takim për shkak të lëndimit.
“'Casemiro ka qenë mesfushori më i mirë në botë qe një kohë të gjatë”, ka shkruar sulmuesi i Paris Saint-Germainit në Twitter. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
28/11/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































