Tifozët e Barcelonës ‘gozhdojnë’ Busquetsin, 86 për qind e tyre duan largimin e spanjollit nga formacioni titullar

Sergio Busquets është njëri nga mesfushorët më të dalluar në historinë e Barcelonës, por tani nuk është më ndër më të preferuarit e tifozëve.
Sipas një sondazhi të kësaj jave nga El Mundo Deportivo, 86 për qind e tifozëve besojnë se Busquets duhet të hiqet nga 11-shja startuese.
Kjo përgjigje vjen prerazi nga tifozët, duke i bërë me dije trajnerit Ronald Koeman se ai duhet ta zëvendësojë spanjollin me boshnjakun Miralem Pjanic.
Ylli boshnjak ka luajtur vetëm një të tretën e minutave në dispozicion dhe analiza sugjeron që nëse do të hyjë në ekipin titullar, do të duhej të zëvendësonte Busquetsin, i cili luan të njëjtin rol.
Koeman është duke luajtur një formacion 4-2-3-1 këtë sezon dhe titullari i pa-diskutueshëm është holandezi Frenkie de Jong.
Ai ndjek një sondazh të ngjashëm në Marca i cili tregoi se si 78 për qind e të anketuarve besojnë se Pjanic duhet të jetë në 11-shen më të mirë të klubit.
Arturo Vidal, Ivan Rakitic dhe Arthur Melo ishin ndër largimet e verës nga Camp Nou, duke minimizuar opsionet në zemër të mesfushës këtë sezon. /Telegrafi/



















































