TI NUK VJEN ...

Poezi nga: Harry Martinson Përktheu: Maks Rakipaj
Ti kurrë nuk vjen.
Hëna përmbi det shkëlqen
e në zemrën time ti.
Pret bregu, duke pritur plaket.
Ti kurrë nuk vjen.
Rrufeshëm në shtegun e saj mbi det
hëna përpin lundrën,
me të cilën aq gjatë
jemi endur,
prej dëshirës udhëhequr
fyellit duke i rënë
e mandolinës,
bashkë trup e këngë
në erën e argjëndtë.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































