Mbrëmë në Butel, nga persona ende të pa identifikuar, është thyer selia lokale e LSDM-së, kumtohet nga kjo parti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve dhe fotografive, janë thyer dritaret dhe dera hyrëse e selisë, janë grisur afishet e partisë dhe plaketa elektrike ndriçuese.


Në orët e mëngjesit ka qenë e pranishme edhe policia dhe momentalisht është duke u kryer inspektimi në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/

LSDM Butel

LSDM Butel 3

LSDM Butel 2

LSDM Butel 1