LAJMI I FUNDIT:

Thyhet MATRIX, Karamuço: Tjetër ‘tërmet’, do të zbulohen vrasje dhe zhdukje të njerëzve

Thyhet MATRIX, Karamuço: Tjetër ‘tërmet’, do të zbulohen vrasje dhe zhdukje të njerëzve

Një ekip i përbashkët hetimor (JIT), që përfshin autoritetet franceze dhe holandeze, ka zbuluar një tjetër shërbim të sofistikuar mesazhesh të koduara, MATRIX.

Infrastruktura për të ekzekutuar MATRIX përbëhej nga më shumë se 40 serverë në disa vende me serverë të rëndësishëm që gjenden në Francë dhe Gjermani, sipas EUROPOL-it.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli në Euronews Albania, për thyerjen e këtij rrjeti komunikimi.


Ai tha se pas daljes së të dhënave nga MATRIX do kemi një tjetër “tërmet” sepse sipas tij do të ketë informacione që do të tronditin shumë persona se do flasim për ngjarje të tmerrshme që kanë ndodhur në Shqipëri, për mënyrën si janë vrarë njerëzit, për mënyrën si janë zhdukur njerëzit ose si janë gjymtuar para se të zhdukeshin.

“MATRIX do të rivelojë lidhjet më të fuqishme të vrasësve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtar. Mendoj që nuk është vetëm grupi i Elbasanit që ka përdorur MATRIX por janë dhe grupe të tjera si ato të jugut në Fier dhe Vlorë”.

“Ky do jetë një tjetër “tërmet” por në nivele dhe për informacione që do të tronditin shumë persona sepse do flasim për ngjarje të tmerrshme që kanë ndodhur në Shqipëri, për mënyrën si janë vrarë njerëzit, për mënyrën si janë zhdukur njerëzit ose si janë gjymtuar para se të zhdukeshin”, deklaroi Karamuço.

Në trend Lajme

Më shumë
Njëri nga të arrestuarit në lidhje me vrasjen e policit Lika është djali i një zyrtari policor

Njëri nga të arrestuarit në lidhje me vrasjen e policit Lika është djali i një zyrtari policor

Kryeprokurori i Ferizajt: Sipas dyshimeve të para, motivi për vrasjen e rreshterit Lika lidhet me punën e tij si polic

Kryeprokurori i Ferizajt: Sipas dyshimeve të para, motivi për vrasjen e rreshterit Lika lidhet me punën e tij si polic

Prokuroria del me detaje tjera: I mituri ekzekutoi rreshterin Muhamed Lika, ishte përgatitur nga të dyshuarit tjerë të moshës madhore

Prokuroria del me detaje tjera: I mituri ekzekutoi rreshterin Muhamed Lika, ishte përgatitur nga të dyshuarit tjerë të moshës madhore

Policia e Prokuroria me detaje për operacionin në Kaçanik: Shtatë të arrestuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

Policia e Prokuroria me detaje për operacionin në Kaçanik: Shtatë të arrestuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Hetimet për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, Hoxha: Në mesin e të arrestuarve edhe një ish-pjesëtar i FSK-së

Hetimet për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, Hoxha: Në mesin e të arrestuarve edhe një ish-pjesëtar i FSK-së

Kalo në kategori