LAJMI I FUNDIT:

Thunderbolt edhe për PC-të e tavolinës

Thunderbolt edhe për PC-të e tavolinës

MSI lëshoi në shitje pllakën amë Z77A-GD80 për procesorët Ivy Bridge të Intel. Pllaka është e bazuar në çipsetin Z77, ka tri sllote PCIe X16 për kartelat grafike dhe katër sllote DIMM për memorien.

Ajo çfarë këtë pllakë e dallon nga të tjerët është përkrahja për ndërfaqen Thunderbolt – MSI Z77A-GD80 është ndër pllakat e para amë në dispozicion në treg që mundëson përdorimin e monitorëve, disqeve dhe pajisjeve tjera periferike me Thunderbolt për shfrytëzuesit e kompjuterëve PC. Shpejtësinë e Thunderbolltit (10 Gbps) deri tani kishin mundur ta përdorin vetëm pronarët e kompjuterëve të tavolinës dhe atyre portativ të gjeneratës së fundit.

MSI në ndërtimin e pllakës përdorë komponentë kualitativ (Military Class III), e aty janë edhe DrMOS II dhe MSI OC Genie II për overclock më të thjeshtë. Çmimi i pllakës amë nuk është publikuar ende. /Telegrafi/