Thunder marrin fitore të madhe në udhëtim te Clippers

Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku nuk kanë munguar befasitë, por edhe ndeshjet spektakolare.
Vëmendja më e madhe ka qenë në Kaliforni, ku Los Angeles Clippers ishte nikoqir i Oklahoma City Thunder me mysafirët që morën fitore të ngushtë 101:103.
Më meritori për fitoren e mysafirëve ishte ylli kanadez Shai Gilgeous-Alexander që e mbylli ndeshjen me 26 pikë, tre kërcime e tetë asistime.
Paraqitje të mirë pati edhe bashkëkombësi i tij Andrew Wiggins që e përfundoi sfidën me 19 pikë.
Te vendasit më efikasi ishte Kawhi Leonard me 25 pikë, por që në fund nuk mjaftuan për fitore.
Rezultatet:
Detroit - New Orleans 136:130
Utah - Cleveland 91:120
Atlanta - Philadelphia 132:119
Toronto - San Antonio 89:123
Portland - Boston 116:129
Houston - Denver 111:116
LA Clippers - Oklahoma City 101:103











































