LAJMI I FUNDIT:

Thomas Tuchel largon dy lojtarë të Anglisë nga ekipi për duelin ndaj Letonisë

Thomas Tuchel largon dy lojtarë të Anglisë nga ekipi për duelin ndaj Letonisë

Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, raportohet se ka larguar nga ekipi dy lojtarë për ndeshjen kualifikuese të Botërorit ndaj Letonisë në ‘Wembley’.

51-vjeçari pati ndeshjen e parë në krye të ‘Tre Luanëve’ mbrëmjen e së premtës, ku arritën të marrin një fitore me rezultat 2-0 ndaj Shqipërisë, aty ku Myles Lewis-Skelly dhe Harry Kane ishin golashënuesit.

Të premten, Morgan Gibbs-White (Nottingham Forest) dhe Jarell Quansah (Liverpool) mbetën jashtë listës së 23 lojtarëve të ftuar për atë ndeshje, sidoqoftë, ata mund të luajnë ndaj Letonisë pasi tashmë janë pjesë e ekipit për këtë ndeshje.


Sulmuesi Anthony Gordon u fut ndaj Shqipërisë në pjesën e dytë, por duket se ka pësuar një lëndim në momentet e fundit të ndeshjes dhe si rezultat, ai do të rikthehet tek Newcastle.

Tuchel paralajmëron Bellinghamin për rolin që do ta ketë tek Anglia
Lexo po ashtu Tuchel paralajmëron Bellinghamin për rolin që do ta ketë tek Anglia

Në ndërkohë, bashkëlojtari i tij tek Neëcastle, Tino Livramento, ishte pjesë e ekipit në fitoren ndaj Shqipërisë, por do të mungojë ndaj Letonisë, teksa Aaron Ramsdale për të dytën ndeshje radhazi ka mbetur jashtë ekipit.

Largimi i Livramentos do të thotë se Lewis-Skelly me gjasë do ta mbajë pozitën e startuesit në krahun e majtë pas paraqitjes së tij fantastike në debutim.

“Ne duhet ta bëjmë në mënyrë të drejtë këtë proces për të gjetur grupin më të mirë. Kjo do të thotë se ne duhet të lëmë jashtë lojtarë shumë të mirë dhe të talentuar”.

“Në 16 muajt e ardhshëm do të jetë e rëndësishem të gjejmë ekipin e duhur dhe jo 26 lojtarët më të talentuar”, ka thënë Tuchel./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
David Beckham këshillohet të përfundojë transferimin më të madh të futbollit që do ta çonte MLS në një nivel të ri

David Beckham këshillohet të përfundojë transferimin më të madh të futbollit që do ta çonte MLS në një nivel të ri

Ligat tjera
Carlo Ancelotti hyn në bisedime për t'u larguar nga Real Madrid për një rol të ri

Carlo Ancelotti hyn në bisedime për t'u larguar nga Real Madrid për një rol të ri

La Liga
Fabrizio Romano zbulon personin që e bëri të mundur transferimin e Alexander-Arnold te Real Madridi

Fabrizio Romano zbulon personin që e bëri të mundur transferimin e Alexander-Arnold te Real Madridi

La Liga
Frimpong bashkohet me trendin e 'rutinës së mëngjesit'

Frimpong bashkohet me trendin e 'rutinës së mëngjesit'

Bundesliga
Tifozët shpesh dëgjojnë për: 'A do mundej Messi të shkëlqente në një natë të ftohtë dhe të lagësht në Stoke', është mit apo realitet?

Tifozët shpesh dëgjojnë për: 'A do mundej Messi të shkëlqente në një natë të ftohtë dhe të lagësht në Stoke', është mit apo realitet?

Premier League
Gjiganti ukrainas shfaq interesim për Muharrem Jasharin

Gjiganti ukrainas shfaq interesim për Muharrem Jasharin

Ligat tjera
Kalo në kategori