Fondi për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë (FSSHM) ka shpallur thirrje publike për të lidhur ujdi për dhënien e ndihmesave ortopedike me shtëpitë ortopedike dhe shtëpive të shëndetit - barnatore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i kësaj shpallje është sigurimi i qasjes më të madhe të ndihmesave ortopedike dhe të ndryshme për të siguruarit, si mbështetje nga FSSHM-ja.


Në këtë thirrje publike mund të paraqiten të gjitha shtëpitë ortopedike të interesuara të regjistruara për tregti dhe prodhimtë mjeteve ortopedike ndihmëse, pastaj shtëpitë e shëndetit - barnatoret, që janë përfshirë në rrjetin sipas Rregullores për rrjete të shtëpive të shëndetit.

Dokumentacionet e nevojshme për të lidhur ujdinë për këto ndihmesa ortopedike mund ta gjeni në faqen e internetit të FSSHM-së këtu./Telegrafi/