Autorët dhe tregtarët amerikanë po i bëjnë thirrje Kongresit të shtojnë mbrojtjen e pronësisë intelektuale në internet. Ata ankohen për humbje të mëdha nga vjedhjet dhe mashtrimet – shumica e tyre të kryera jashtë Shteteve të Bashkuara.
Shkrimtari amerikan Scott Turow ka botuar disa romane që trajtojnë punën e institucioneve të drejtësisë. Ai dëshmoi para Kongresit javën e kaluar në lidhje me vjedhjen në internet të veprës së tij të fundit, me titull “I pafajshëm”.
“Brenda një ose dy javësh pas daljes së librit në shitje, miqtë më informuan se ka pasur versione pirate të librit tim në internet që ofroheshin me çmim shumë më të ulët nga shitësit legjitim”.
Para Komisionit të Senatit për çështjet juridike dëshmoi edhe kreu i kompanisë amerikane “Rosetta Stone”, e cila prodhon materiale për mësimin e gjuhëve të huaja dhe i shet ato përmes internetit. Tom Adams tha se një kërkim në Google për Rosetta Stone rezulton në dhjetëra faqe të internetit që imitojnë prodhimet e kompanisë dhe shesin versione pirate ose të fabrikuara të materialeve të saj, raporton Zëri i Amerikës.
“Asnjë prej tyre nuk është faqe e ligjshme e kompanisë Rosetta Stone, edhe pse ato duken shumë të ngjashme. Qëllimi i të gjitha këtyre faqeve është që të mashtrojnë konsumatorin amerikan”.
Adams tha se Rosetta Stone rregullisht merr telefonata nga konsumatorët e zemëruar, të cilët ankohen për prodhimet me të meta që padashur i kanë blerë nga falsifikuesit dhe piratët e internetit.
Kryetari i Komisionit Juridik të Senatit Patrick Leahy tha se vjedhja e pronës intelektuale në internet është e përhapur dhe e kushtueshme.
“Pirateria me materiale të mbrojtura dhe shitja e mallrave të falsifikuara, sipas njoftimeve, i kushtojnë ekonomisë amerikane miliarda dollarë në vit dhe mbyllin mijëra vende pune. Interneti duhet të jetë i lirë dhe i hapur, por jo të veprojë në shkelje të ligjit”.
Luftimi i piraterisë në internet është i vështirë, sepse faqet e falsifikuara të internetit janë jashtë vendit, si në Rusi dhe Kinë. Por Senator Leahy mbështet një projektligj që do t’i mundësonte Departamentit të Drejtësisë të marrë masa kundër këtij fenomeni.
Projekt-ligji për Luftimin e Shkeljes dhe Falsifikimit në Internet u miratua vitin e kaluar njëzëri nga Komisioni Juridik, por nuk është paraqitur për shqyrtim në Senat. Senatori Lehi thotë se ai shpreson që kjo të bëhet këtë vit.
Përpjekjen po e mbështet edhe kompania me seli në Amerikë Go Daddy, që ofron regjistrim të adresave dhe hapësirë për faqe elektronike. Go Daddy kontrollon klientët dhe si rezultat pengon piraterinë.
Por jo të gjithë janë të kënaqur me legjislacionin e propozuar. Një përfaqësues nga kompania amerikane e shërbimeve të internetit Verizon ka paralajmëruar komisionin e senatit se projektligji mund t’i fusë kompanitë amerikane në konteste jashtë vendit me subjekte të huaja. Këtë shqetësim e shprehu edhe Denise Yee, avokate e kompanisë Visa, e cila mundëson kryerjen e pagesave në mbarë botën.
“Ne si kompani nuk jemi në gjendje të identifikojmë materialet e falsifikuara apo ato që shkelin të drejtën e autorit. Pronarët e protokolleve të internetit kanë mundësi të na njoftojnë për raste shkeljeje, por rrallëherë e bëjnë këtë. Kur nuk dihet se ç’është e ligjshme, ne jemi të autorizuar të vendosim vetë”.
Senatori Ron Wyden nga Oregoni shqetësohet se projektligji vendos barrë të rëndë dhe masa të ashpra që do të pengonin rolin e internetit si motor i rritjes ekonomike dhe vendeve të punës.
“Mbajtja e hapur e rrjetit, në shtëpi dhe jashtë shtetit, është e një rëndësie të madhe për ekonominë amerikane, sepse interneti është mënyra kryesore për popullsinë e botës për të komunikuar dhe për të bërë tregti”.
Por viktimat e piraterisë në internet paralajmërojnë për një të ardhme, në të cilën nuk do të botohen libra dhe bizneset në rrjet do të pushojnë së qeni të dobishme, nëse nuk ndërmerren masa të ashpra. Debati mbi problemin dhe zgjidhjet e propozuara ka të ngjarë të intensifikohet në Kongres gjatë muajve të ardhshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Messenger rikthen logon ikonë të kaltër

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Kompanitë e mëdha të teknologjisë ndajnë miliona llogari përdoruesish me autoritetet amerikane, zbulon një raport

Messenger rikthen logon ikonë të kaltër

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

Një histori interesante: A e dini se si e mori emrin Bluetooth?

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës