Site icon Telegrafi

Thirrje e hapur për trajnim në fushën e gazetarisë, (Mobile Journalism) në Gjilan dhe Ferizaj

Thirrje e hapur për trajnim në fushën e gazetarisë, (Mobile Journalism) në Gjilan dhe Ferizaj

Ngritni aftësitë tuaja në gazetari, Mobile Journalism dhe raportim: Aplikoni Tani!

Në bashkëpunim me Pixels dhe Shqip AI, Telegrafi hap dyert për trajnimin ekskluziv në Gazetari Mobile (Mobile Journalism), një mundësi e mirë për media lokale, OJQ-të, freelancerë dhe studentë me ambicie për gazetarinë dhe teknologjinë.

Zgjerojini horizontet tuaja profesionale në rajonin e Gjilanit dhe Ferizajit përmes një programi intensiv që premton të transformojë qasjen tuaj ndaj raportimit medial dhe video gazetarisë mobile.

Çfarë ofrojmë?

Trajnime të drejtuara nga ekspertët:

Mësoni nga profesionistë me përvojë të gjatë ne sektorin e mediave dhe teknologjisë.
Trajnimi është dizajnuar posaçërisht për të ngritur ekspertizën tuaj në gazetari mobile (Mobile Journalism), zhvillim të përmbajtjes, prodhim të videove, monetizim të përmbajtjes dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në prodhimin mediatik. Trajnimet do të zhvillohen me bashkëpunim të: Telegrafi, Pixels dhe Shqip AI.

Përvojë praktike: Mësoni duke bërë. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shkruajnë dhe xhirojnë storien e tyre të lajmeve nën mentorimin e trajnerëve tanë. Këta artikuj do të publikohen dhe do të ju jepet hapësire e shtuar në platformat e Telegrafit.

Mirënjohje dhe shpërblime: Përveç njohurive, pjesëmarrësit do të marrin kompensim për punën e tyre. Ndërsa ne fund tre lajmet/artikujt me video më të mirë do të zgjidhen nga juria profesionale dhe do të shpërblehen me çmime prej 400, 200 dhe 100 euro, respektivisht.

Informata shtesë

Vendndodhja:
Trajnimi do të zhvillohet në Gjilan dhe Ferizaj.

Kohëzgjatja dhe gjuha:
Sesioni i trajnimit do të zgjasë një ditë dhe është planifikuar të mbahet gjatë muajve Shtator dhe Tetor 2024. Trajnimi do të mbahet në gjuhën shqipe.

Numri i Pjesëmarrësve:
Për të garantuar një cilësi të lartë trajnimi, numri do të jetë i kufizuar në 10 pjesëmarrës për secilin rajon.

Kush mund të aplikojë?
Ky trajnim është ideal për gazetar/gazetare, individët dhe studentët që dëshirojnë t’i përmirësojnë aftësitë e tyre gazetareske dhe aftësitë e prodhimit të përmbajtjes digjitale. Ne vlerësojmë diversitetin dhe barazinë, prandaj inkurajojmë aplikimet nga gratë, të rinjtë dhe individët nga komunitetet jo-shumicë.

Si të aplikoni:
Aplikantët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre te info@telegrafi.com dhe muhamet.hajrullahu@telegrafi.com. Ekipi i Telegrafit do t’ju kontaktojë për t’ju njoftuar për statusin e aplikimit tuaj dhe për t’ju dhënë detaje rreth datës dhe orës së trajnimit.

Afati i aplikimit:
Ju lutemi sigurohuni që aplikimi juaj të dorëzohet deri më datën 27.08.2024. Vendet janë të kufizuara, dhe pjesëmarrësit do të zgjidhen bazuar në CV tuaj.

Mos e humbisni këtë mundësi për të ngritur aftësitë tuaja në prodhimin mediatik dhe për të bërë një ndikim të rëndësishëm në komunitetin tuaj.

(Ky projekt mundësohet nga Programi #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, zbatuar nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.

Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e Telegrafit dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e BE-së apo Qeverisë Gjermane).

Exit mobile version