Sindikatat e Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), duke pasur parasysh ngritjen e vazhdueshme të çmimeve, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të gjithë të punësuarve në sistemin arsimor nga muaji prill t’u jepen nga 100 euro shtesë.
SBASHK-u përmes një komunikate sërish ka reaguar për gjendjen materiale në të cilën janë punëtorët arsimorë në Kosovë, sidomos tani kur qytetarët po përballen me ngritje të vazhdueshme të çmimeve të artikujve elementarë.
“Qeveria e Kosovës edhe tani kur çmimet e artikujve elementar vazhdojnë të shënojnë rritje duke e dobësuar shumë fuqinë blerëse të pagave që aktualisht marrin pjesa më e madhe e të punësuarve në sektorin e arsimit, por edhe në sektorë të tjerë, vazhdon me avazin e vjetër duke fajësuar të tjerët në Kosovë, apo situatat e krizës në tregjet ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë, përcjell Telegrafi.
Më tej në komunikatë thuhet se “në situatën, që sa vjen e vështirësohet, familjet që nuk kanë as edhe një të punësuar dhe ato me paga të ulëta po ngulfatën duke u zhytur në varfëri e skamje ekstreme, por me këto ngritje marramendëse e të përditshme të çmimeve edhe familjet që kishin paga pak më të larta kanë nisur të rrëshqasin drejt varfërisë e skamjes”.
“Qeveria vazhdon me vlerësimet e me deklaratat pa bërë as edhe një veprim konkret për të ndihmuar punëtorët e arsimit dhe gjithë të tjerët në përballje me situatën tepër të rënduar nga gjithë këto ngritje të çmimeve të artikujve elementar jetësor”.
SBASHK-u thotë se “duke respektuar zërin e anëtarësisë që nga çerdhet e deri në universitete, por edhe në kulturë, i është drejtuar Ministres Nagavci që ajo ta ngrit në Qeveri dhe të aprovohet kërkesa e SBASHK-ut që nga muaji prill një shtesë prej 100 euro mbi pagat aktuale për të gjithë të punësuarit në sistemin arsimor dhe në shkencë e kulturë dhe kjo të vlej deri në kohën kur Ligji i pagave, pas dakordimit e marrëveshjes me SBASHK-un dhe sindikatat tjera të aprovohet dhe të nis së zbatuari”.
“Kjo nuk ka ndodhur ende dhe prandaj pakënaqësitë në tërë sektorin e arsimit e të kulturës sa vijnë e shtohen dhe këto mund të rezultojnë së shpejti edhe me veprime sindikale, pa përjashtuar edhe grevat”.
SBASHK-u e ka përmbyllur komunikatën me një apel “SBASHK thërret ‘ Oj Qeveri pagat nuk kanë lëvizur me vite e çmimet ngritën çdo ditë’”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë