Site icon Telegrafi

Thethi “pushtohet” nga turistët, vizitorë nga bota vërshojnë në alpet shqiptare

Prej vitesh, alpet e Veriut të Shqipërisë është në top listën e destinacioneve turistike në vend. 2023-shi në këto 5 muaj të parë po tregon se numri turistëve do të jetë edhe më i madh.

Në krye të dëshirave të turistëve për t’u vizituar është Thethi, i cili edhe pse ende nuk jemi në kulmin e sezonit turistik, aktualisht duket sikur është pushtuar nga vizitorët e huaj.

Pamja mbresëlënëse, natyra, uji kristaltë dhe freskia e bjeshkëve, e bëjnë Thethin destinacionin perfekt.

“Është hera e parë në Shqipëri dhe po më pëlqen shumë. Ka pamje shumë të bukur dhe njerëzit janë shumë miqësor. Natyra këtu është unike dhe shumë e bukur dhe më pëlqen shumë këtu”- tha Julja Vatman nga Gjermania.

“Na pëlqen shumë natyra dhe zgjodhëm të bënim një udhëtim dhe Shqipëria është vendi perfekt. Është hera e parë dhe është shumë e bukur. Ngjyra e gjelbër mbizotëron, uji, çdo gjë duket shumë e bukur dhe njerëzit janë fantastik. Shikova në instagram për Shqipërinë dhe është shumë e bukur se sa e mendova”-nënvizoi Analia nga Portugalia.

“Në fakt kishim vendosur të bënin kalimin nga Thethi në Valbonë por pamë borën ende dhe e patëm paksa me frikë. Banorët na këshilluan syrin e kaltër dhe. Kam qenë më parë dhe në Turqi dhe prandaj kam dëgjuar për Shqipërinë”- theksoi Diana nga Porto.

Fatmir Berishta, zotërues i një bujtine në Theth e vlerëson këtë sezon turistik shumë pozitiv ndërsa thekson diferencën mes turistëve të huaj dhe atyre vendas.

“Në krahasim me vitin e kaluar është shumë mirë. Ka filluar shumë herët.  Ky vit është shumë i suksesshëm. Ka fluks shumë të madh”- tha ai.

Sa i takon problematikave, mbeturinat mbeten më shqetësueset për turistët.

“Problemi kryesor janë mbeturinat”- shtoi ai.

Duke parë fluksin e deritanishëm të turistëve të huaj, në Theth këtë verë njësitë akomoduese duket se nuk do të mjaftojnë për të përballuar numrin e atyre që duan të shijojnë natyrën e Alpeve Shqiptare.

“Një fjali, shumë e shijueshme dhe miqësore, ushqim dhe njerëz të mirë “- shton turistja.

Exit mobile version