Një person është arrestuar për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:58, në Fushë Kosovë.


Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/