Gjatë historisë ka pasur shumë pak mendje më brilante sesa ajo e filozofit grek, Platonit

Vetëm ta keni në konsideratë një njeri i cili ka qenë student i Sokratit dhe mësues i Aristotelit.


Platoni është një nga baballarët themelues të asaj që e njohim si Filozofia Perëndimore, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, në nderim të tij, më poshtë i keni disa prej thënieve më të mençura që kanë dalë nga goja e tij, e që me të vërtetë se janë mbresëlënëse:

- Silluni mirë, sepse çdo njeri që e takoni është duke u ballafaquar me një luftë të vështirë - Kurajo është të dini se nga çfarë nuk duhet të frikësoheni - Të mençurit flasin sepse kanë diçka për të thënë; budallenjtë fjalsin sepse duhet të thonë diçka - Të diturit se çfarë ndodh në të vërtetë shkakton dhimbje - Shumë lehtë mund t’i falim fëmijët që frikësohen nga errësira; tragjedia e vërtetë jetësore është kur meshkujt frikësohen nga drita - Sipas mitologjisë greke, njerëzit fillimisht janë krijuar me katër duar, katër këmbë dhe me një kokë me dy fytyra. Duke iu frikësuar fuqisë së tyre, Zeusi i kishte ndarë në dysh, duke i detyruar ata ta shpenzojnë tërë jetën në kërkim të gjysmës tjetër - Dashuria është një sëmundje serioze mendore - Unë jam njeriu më i mençur në botë, pasi di diçka: kjo është që unë nuk di asgjë fare” - E vërteta gjendet në verë dhe te fëmijët - Matësi i njeriut është ajo si vepron kur ka fuqi -  Të gjithë mund të bëjnë keq, por nuk munden të bëjnë mirë të gjithë -  Mëso të vdesësh, që të mësosh të jetosh më mirë - Vlera e një burri është ajo që bën me pushtetin. - Vëmendja ndaj shëndetit është pengesa më e madhe në jetë

- Pasuria më e madhe është të jetosh i kënaqur me pak

/Telegrafi/