Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka themeluar Rrjetin e Grave Gazetare të Kosovës, një iniciativë e cila vjen pas identifikimit të nevojave dhe shqetësimeve të gazetareve.
Vikendin e kaluar, me pjesëmarrjen e 25 kolegëve gazetare dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare, u hodh baza për këtë rrjet të rëndësishëm.
“Gjatë takimit, koleget e pranishme propozuan dhe votuan Bordin Këshillëdhënës të Rrjetit, i cili përbëhet nga tri figura të njohura në gazetari: Leonida Molliqaj, redaktore në QIKA, Gentiana Begolli Pustina, udhëheqëse e Departamentit për Komunikim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në RTK, dhe Qëndresa Tërshani nga Klan Kosova”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
Masha Mileusniq, mentore e themelueseve të këtij rrjeti, ndau përvojën e saj dhe theksoi rëndësinë e krijimit të një ambienti gjithëpërfshirës për gratë në media.
Ajo theksoi praktikat më të mira të funksionimit të rrjeteve të grave gazetare dhe rëndësinë e adresimit të problemeve të tyre në vendin e punës.
Misioni i Rrjetit është krijimi i një hapësire të sigurt për gratë në media, parandalimi i përdorimit të gjuhës seksiste dhe mizogjene në diskursin publik, si dhe mbështetje për adresimin e sfidave që hasin gazetaret.
Rrjeti është i hapur për çdo grua që punon në sektorin medial, dhe AGK inkurajon të gjitha koleget të anëtarësohen për të kontribuar në përmirësimin e pozitës së grave në vendet e punës dhe në diskursin publik.
AGK shprehi falënderime të veçanta për koleget që morën pjesë në këtë takim, si dhe për mbështetjen e dhënë nga British Council Kosovo, NDI, Misionin e OSBE-së në Kosovë dhe Bashkimi Evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
LSDM: Kërkojmë përgjegjësi për foshnjat e vdekura në Klinikën për Fëmijët
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025