LAJMI I FUNDIT:

Themelohet njësia zbatuese për ‘Autostradën e Dukagjinit’

Themelohet njësia zbatuese për ‘Autostradën e Dukagjinit’

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në cilësinë e kryesuesit të Komitetit Drejtues Ndërministror për zhvillimin e projektit “Autostrada Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren”, që njihet jo formalisht edhe si “Autostrada e Dukagjinit”, mbajti takimin e parë të këtij Komiteti.

Gjatë këtij takimi Lekaj, i ka njoftuar anëtarët lidhur me nënshkrimin e kontratës për projektim të kësaj autostrade, e cila do të jetë e gjatë prej 91 kilometrash. Kompania projektuese do të ofrojë tri opsione për trasenë e kësaj autostrade dhe Komiteti do të jetë autoriteti që përcakton se cila nga opsionet do të zbatohet.

Lekaj nga anëtarët e Komitetit Drejtues mori aprovimin për fillimin e themelimit të Njësisë për Zbatimin e Projektit, i cili njësit do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen e projektit dhe koordinimin e punëve.


Njësia për zbatim të projektit do të përbëhet nga anëtarë të specializuar në fusha të caktuara që kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore, prokurimit, ekonomisë, ndikimit socio-ekonomik, etj. Njësia për zbatim të projektit do të propozohet me vendim të veçantë nga ministri Lekaj, ku do të përcaktohen edhe detyrat dhe përgjegjësitë e anëtarëve të kësaj njësie, kurse komiteti do të jetë organi vendimmarrës i cili aprovon themelimin e kësaj njësie. /Telegrafi/