Themelohet Këshilli shtetëror për shënimin e Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt ka miratuar vendimin për themelimin e Këshillit Shtetëror për shënimin e 28 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në mbledhjen e Qeverisë u bë e ditur se kryesues i Këshillit do të jetë Ejup Maqedonci.
Bashkëkryesues është Andin Hotin, ndërkaq anëtarë Sami Lushtaku, Saranda Bogujevci, Elbert Krasniqi, Bashkim Jashari, Gazmend Hoxha.
Nga një përfaqësues do të jenë edhe nga OVL e UÇK-së, Zyrës së Presidentes, Kuvendit, Zyrës së Kryeministrit, si dhe Asociacionit të Komunave. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
6 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































