Për përkrahjen e mbrojtjes juridike të ish-presidentit Thaçi tashmë është themeluar Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”.
Ky fondacion i themeluar mbi bazën e ligjeve në fuqi ka për qëllim mbështetjen e mbrojtjes juridike të ish-presidentit Thaçi, duke siguruar mbështetje financiare për të mundësuar mbrojtje të mirëfilltë, asistencë teknike dhe profesionale për ekipin e mbrojtjes në kuadër të këtij procesi gjyqësor, si dhe bashkëpunim me të gjitha instancat e interesuara me qëllim të avansimit të së vërtetës dhe të historisë së luftës për liri të ish-Presidentit Thaçi dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një komunikate dërguar mediave është bërë e ditur se Bordi i Fondacionit në ditët e ardhshme do t’i drejtohet opinionit publik, ku do t’i prezantojë më në detaje planet dhe prioritetet.
Kjo është komunikata e plotë e Fondacionit “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për pastërtinë e luftës për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe duke kujtuar sakrificën e popullit tonë përballë regjimit serb që kreu krime gjenocidale ndaj popullatës civile në Kosovë gjatë viteve 1998-1999;
Duke nderuar dëshmorët e rënë për liri dhe duke kujtuar të gjitha viktimat civile të shkaktuara nga regjimi serb gjatë luftës për çlirim, si dhe duke besuar plotësisht në pafajësinë e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj akuzave për krime lufte;
Mbi të gjitha, duke qëndruar të palëkundur për të vërtetën e historisë sonë, përmes kësaj komunikate, ju njoftojmë se është themeluar Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” me qëllim të mbështetjes juridike për Presidentin Thaçi, ndaj të cilit është ngritur aktakuzë në procesin gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara.
Fondacioni është themeluar mbi bazën e ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës dhe ka për qëllim që të mbështesë mbrojtjen juridike të Presidentit Thaçi. Disa nga aktivitetet themelore të
Fondacionit janë si në vijim:
a) Organizimi i ligjshëm dhe transparent për ngritjen e fondeve dhe sigurimi i mbështetjes financiare për të mundësuar mbrojtje të mirëfilltë juridike për Presidentin Thaçi, përgjatë zhvillimit të procesit gjyqësor ndaj tij;
b) Ofrimi i asistencës teknike dhe profesionale për ekipin e mbrojtjes në kuadër të këtij procesi gjyqësor, me qëllim të argumentimit të pafajësisë së Presidentit Thaçi përballë pretendimeve të aktakuzës kundër tij;
c) Bashkëpunimi me të gjitha instancat e interesuara me qëllim të avansimit të së vërtetës dhe të historisë së luftës për liri të Presidentit Thaçi dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës;
Fondacioni është themeluar me iniciativën e z. Idriz Thaçi, vëllait të Presidentit Thaçi. Fondacioni do ta ketë Bordin, i cili ushtron përgjegjësinë e mbikëqyrjes së funksionimit të Fondacionit, si dhe stafin menaxhues që do të bartë detyrat që lidhen me qëllimet dhe aktivitetet e Fondacionit.
Ditëve në vijim, Bordi i Fondacionit do t’i drejtohet opinionit publik ku do të prezantojë më në detaje planet dhe prioritetet e Fondacionit.
Fondacioni do të shërbejë si adresë e vetme për qëllimet e lartcekura dhe do të integrojë çdo ndihmë financiare për qëllimet e mbrojtjes juridike të Presidentit Thaçi, në mënyrë legale, transparente dhe profesionale.
Më poshtë po publikojmë edhe llogaritë bankare të Fondacionit, të cilat do të jenë adresat e vetme për mbledhjen e fondeve për qëllimet e lartcekura.
Titullari i Llogarisë: PMJHTH, Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit
SWIFT CODE: EKOMXKPRXXX
Nr. Llogarisë: 1401000001722802
IBAN: XK051401000001722802
Titullari i Llogarisë: Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit
SWIFT CODE: CDISALTRXXX
Nr. Llogarisë: 00001456235
IBAN: AL40212115730000000001456235
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Dërgohen në gjykatë kryeinspektori Nikçi dhe Shalaku

Dhunoi dy të mitur në Rahovec, arrestohet i dyshuari

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk