Thellohet mungesa e kuadrove për lëndët shkencore në shkollat e RMV-së

Nxënësit e klasave të gjashta dhe të shtata në shkollën fillore “Avram Pisevski” në Shkup që nga fillimi i këtij viti nuk kanë mbajtur orë tamam të lëndës Matematikë, sepse shkolla tani e disa muaj nuk ka mundur të gjejë një arsimtarë të lëndës, që kur arsimtarja e Matematikës shkoi në pushim të lehonisë në prill. Në konkurset për punësim nuk paraqitet askush, ndërsa mësuesja tjetër e punësuar, e cila jep Matematikë, veç kësaj lënde, tashmë jep fizikë dhe e ka plotësuar fondin e orëve.
Por jo vetëm në shkollën “Avram Pisevski” në Shkup mungojnë kuadrot e Matematikës. Në shumë shkolla në vend ekziston rreziku që Matematika të ligjërohet nga mësues tjerë, kryesisht të Fizikës apo edhe të lëndëve tjera. Kjo sepse çdo ditë e më shumë mungojnë studentë që studiojnë lëndën e Matematikës.
Kjo konfirmohet edhe nga konkurset e Agjencisë për Punësim, ku janë hapur dhjetëra konkurse për punësimin e mësuesve. Kryesisht më të mërkuar janë mësuesit e Matematikës, Fizikës, Informatikës dhe Edukimit Fizik, sidomos në shkollat fillore. Paga bazë në disa shkolla është 18.000 denarë, e në të tjera 24.761 denarë. Ndërkohë, nxënësit – orët e matematikës i plotësojnë me përmbajtje të tjera mësimore. Në shumë shkolla, koha e parashikuar për orën e Matematikës plotësohet me përmbajtje dhe lëndë të tjera mësimore, por matematikë nuk kanë.
Mungesa e kuadrove, konkretisht studentëve vërehet fillimisht në Fakultetin e Shkencave Natyrore në Shkup. Madje, dekani i FSHNM-së, Aleksandër Skeparovski thotë se profesioni i mësuesit në disa lëndë shkencore tashmë nuk është tërheqës për të rinjtë, dhe kjo për disa arsye.
Ai sqaron se ka vend për ndryshime edhe në rregulloren ligjore, pasi tashmë edhe ata pak nxënës që përfundojnë studimet, sidomos në Matematikë, profilizohen për të punuar vetëm si mësues në arsimin fillor.
“Kur të mbaroni Matematikën, Fizikën… profilizoheni dhe aftësoheni të bëheni mësues vetëm në arsimin fillor dhe aq, nuk mund të ligjëroni në shkollën e mesme. Ndoshta nevojiten ndryshime në ato rregullore ligjore në mënyrë që të mund të grumbullohen një numër më i madh njerëzish të cilët do të vendosin pak më vonë në jetë se çfarë saktësisht do të donin. Për shembull, në vende të tjera – të gjithë që kryejnë Fizikën, Matematikën… dhe kanë rikualifikime pedagogjike, rikualifikohen për t’u bërë mësues dhe mund të punojnë në secilin cikësh arsimor”, sqaron dekani dhe shton se ky është një problem i kahershëm që tashmë rezulton me mungesë kuadri.
“Pozita e dobët e pedagogëve në shoqëri, si dhe partizimi i arsimit, janë arsyeja tjetër për situatat e këtilla, të cilat i largojnë të rinjtë nga ky profesion”, thekson kryetari i Sindikatës së Pavarur për Arsim dhe Shkencë, Tomislav Gievski. Në ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) nuk ka analizë nëse dhe sa mësues mungojnë dhe në cilat pjesë të vendit. Por pranojnë se ka deficit prej shumë vitesh. Nuk ka interes të mjaftueshëm tek të rinjtë për të zgjedhur institucionet e arsimit të lartë që ofrojnë programe studimi në këto fusha. Megjithatë, nëse dhe çfarë do të bëjnë për zgjidhjen e problemeve, përgjigje konkrete nuk ka./Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës