Mbledhja e parlamentit të Kosovës që u mbajt të enjten më shumë thelloi sesa qartësoi rrugën e ngritjes së institucioneve të reja.
Sipas Kushtetutës, presidenti i Kosovës, i propozon parlamentit kandidatin për kryeministër, në këshillim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme.
Të premten, presidenti Hashim Thaçi, ftoi kryetarin e lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, për një takim pasmesditës për caktimin e mandatit për formimin e qeverisë.
Por në Lëvizjen Vetëvendosje thanë se “zoti Kurti e ka të pamundur ta takoj sot presidentin, meqë ndodhet jashtë Prishtinës”. “Ai do ta njoftojë së shpejti presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”.
Vendimi për mandatarin varet nga negociatat e partive fituese, vazhdimi i të cilave mbetet i paqartë, pas mbledhjes së një dite më parë të parlamentit i cili zgjodhi Glauk Konjufcën nga Lëvizja Vetëvendosje në postin e kryetarit.
Që nga përfundimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit kur kishin filluar edhe negociatat për bashkëqeverisje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që dolën të parat, është thënë se posti i kryetarit të parlamentit do t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Deri pak orë para mbledhjes të dyja partitë kishin shkëmbyer oferta dhe kundër oferta për themelimin e institucioneve ku “mollë sherri” ishte shfaqur posti i presidentit të cilin Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon t’i takojë asaj në vitin 2021.
Të enjten Lidhja Demokratike tha se është e gatshme të votojë ngritjen e qeverisë nga lëvizja Vetëvendosje pa u bërë pjesë e saj dhe deputetët e kësaj partie votuan për kryetarin e parlamentit nga radhët e Lëvizës Vetëvendosje.
Për vëzhguesit kjo është një shenjë se Lidhja Demokratike pret ri negocim të plotë për ndarjen e pushtetit.
Kosova ka përvojë të proceseve të gjata të negocimit të koalicioneve qeverisëse. Pas zgjedhjeve të vitit 2014 ishin dashur gjashtë muaj për të gjetur një zgjidhje.
Vëzhguesit ndërkaq thonë se vendi aktualisht ndodhet në një periudhë kur duhet përshpejtuar proceset për të shmangur zgjatjen e një boshllëku institucional, apo edhe për të shmangur mundësitë që vendi të shkojë në zgjedhje, në vend që të gjejë një zgjidhje.
Kosova mbajti zgjedhjet e katërta me radhë që nga shpallja e pavarësisë së saj në vitin 2008.
Zgjedhjet pasuan dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u thirr në Hagë në muajin korrik, për t’u marrë në pyetje nga prokuroria e Posaçme që trajton pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët