Kushtet e biznesit global pritet të përkeqësohen në katër vitet e ardhshme, sipas një raporti të “Economist Intelligence Unit”, një degë e revistës “The Economist”.
Revista ka renditur se si do të jetë ambienti për biznes në pesë vitet e ardhshme në 81 vende.
Në klasifikim përfshihet mjedisi politik, financat dhe infrastruktura. Për gjysmën e këtyre vendeve kushtet ekonomike do të përkeqësohen.
Ndërkohë që pikët e vendeve të varfra do të bien më shumë, veçanërisht ato të Britanisë dhe Amerikë, ato sërish do të jenë më mirë se shumë vende të tjera. Vende me probleme financiare si, Ukraina dhe Venezuela do të përkeqësohen në mënyrë të konsiderueshme.
Ky raport ofron një vlerësim sesi kushtet financiare globale dhe kriza ekonomike do të ndikojnë në ambientin e biznesit global.
Deri së fundmi pritej që ambientet e biznesin nëpër botë të vazhdonin të përmirësoheshin, duke reflektuar “marshin e ardhshëm drejt globalizimit”.
Tani, pikët e vendeve të klasifikuara nga “The Economist” janë të ulëta për katër vjetët e ardhshme në krahasim me periudhën 2004-08. Më shumë se gjysma e vendeve pritet të kenë një ambient biznesi më të dobët se katër vitet e kaluara. Tendenca e përmirësimit të vazhdueshëm do të ndalet në disa vende.
Panorama e re globale e biznesit
Kriza aktuale do të ketë një impakt domethënës në ambientet e biznesit. Panorama globale e biznesit do të karakterizohet nga kujdes më i madh, më pak likuiditet, më pak rrjedhje kapitali ndërkufitare, rregulla më të rrepta dhe më pak sipërmarrje të rrezikshme. Besimi në shumë vende është thyer dhe mund të duhet një kohë e gjatë për të shkuar në vendin e duhur. Sipas matjeve të “The Economist”, keqësimi i mjedisit të biznesit global reflekton mundësitë e përkeqësuara të tregut, rritjen e rrezikut makroekonomik dhe politik dhe problemet në sistemet financiare. Rënia ekonomike është arsyeja kryesore për keqësimin e ambientit të biznesit global. Shumë prej kësaj rënieje është rezultat i krizës të thellë botërore, më e keqja që në fund të Luftës II Botërore, ndërkohë që pritet që bota ta marrë veten në vitin 2010. Por performanca nga 2011-13 pritet të jetë nën nivelin e duhur gjithsesi. Ambienti makroekonomik do të preket nga deficitet e rritura të biznesit dhe nivelet e borxhit publik. Ka një rrezik në rritje të trazirave politike të shkaktuara nga rënia e madhe ekonomike, e cila ka rritur papunësinë dhe ka rritur vështirësitë financiare. Marrëdhëniet e keqësuara mes qeverive dhe opozitës dhe rritja e tensioneve ndërkombëtare mund të dëmtojnë perspektivën e një stabiliteti politik.
Fatkeqësitë anglo-saksone
Duke qenë se sistemi financiar është epiqendra e krizës globale, s’është çudit që SHBA dhe Britania e Madhe janë ndër vendet që po vuajnë përkeqësimin më të madh të ambientit të biznesit. Edhe pse një pjesë e kategorive të ambientit të biznesit pritet të jenë më pak të prekura, mesatarisht përmirësimet do të jenë shumë modeste se sa është parashikuar më parë. Çdo progres i mëtejshëm në liberalizim dhe rregullim do të jetë më i ngadalshëm se në vitet e mëparshme. Kjo është një kohë çoroditjeje dhe pasigurie intelektuale. Kriza aktuale ka rritur skepticizmin mbi tregjet e lira në përgjithësi. Kjo do të ketë një impakt në ambientin rregullues në shumë vende, përveç sektorit financiar.
Impakti miks mbi politikat
Pjesa më e madhe e reagimit të ashpër ndaj liberalizimit është përqendruar në vendet e zhvilluara, të cilat janë goditur më intensivisht dhe në mënyrë direkte nga kriza e bankave. Në vend e ekonomive në zhvillim panorama është më e ngatërruar. Disa vende do të pasojnë vendet e zhvilluara në drejtimin e stabilizimit. Vende të tjera, duke përfshirë ato që mund të nisin nga një nivel më i ulët do të ecin me një ritëm më të ulët se ç’pritej më parë.
10 profesionet që i rezistojnë krizës
Menaxhim shitjesh dhe zhvillim biznesi
Rroga në vit: 55 – 65 mijë dollarë
Përshkrimi: Fokusi në ciklin e plotë tipi të shitjeve dhe zhvillimin e biznesit, duke përfshirë këtu shitjet e brendshme ose të jashtme.
Financa dhe mbështetja e konsumatorit
Rroga në vit:
25 – 35 mijë dollarë
Përfaqësim i shërbimit jo-teknik të konsumatorit në qendrat e telefonatave ose tek korporatat, duke përfshirë menaxherët e financës me klientë të abonuar.
Përfaqësues shitjesh
Rroga në vit:
65 – 75 mijë dollarë
Në kohë të vështira ekonomike, një forcë e talentuar shitjesh është më se e nevojshme për të përftuar klientë të ri dhe për të rritur mundësitë e biznesit.
Dizajn programimi
Rroga në vit:
85 – 95 mijë dollarë
Personat që merren me dizajnin e programimit krijojnë programe që plotësojnë nevojat e biznesit. Inxhinierët e programimit të kompjuterëve pritet të jenë më të kërkuarit në tregun e punës në disa vite.
Infermieria
Rroga
në vit:
35 – 45 mijë dollarë
Plakja e popullsisë së kohës së bumit të lindjeve ka rritur kërkesën për infermiere. Shtoji kësaj numrin e ulët të njerëzve që studiojnë për këtë profesion dhe ai bëhet shumë i kërkuar.
Ekzekutivët e financës
Rroga në vit: 65 – 75 mijë dollarë
Këto menaxherë kërkohen shumë. Financa vazhdon të funksionojë pavarësisht krizave ekonomike. Këto ekzekutivë menaxhojnë numrin në rritje të stafit të financave.
Administratorët e rrjetit dhe sistemit
Rroga në vit: 65 – 75 mijë dollarë
Ato krijojnë sistemet e komunikimit të një kompanie, duke përfshirë këtu faqe te internetit, e-mailin dhe rrjetin social të kompanive.
Asistentët e administratës
Rroga në vit: 35 – 45 mijë dollarë
Asistentët e administratave janë shumë të kërkuar sepse është e vështirë të gjenden njerëz, të cilët të jenë në gjendje të jetojnë me më pak se 50 mijë dollarë në vit.
Analistë biznesi
Rroga në vit:
85 – 95 mijë dollarë
Këto profesionistë punojnë me kompanitë për të zgjedhur se cili program është më i përshtatshëm për nevojat e tyre. Më pas ato instalojnë programin dhe mësojnë stafin si ta përdorë.
Studiues biznesi
Rroga në vit: 65 – 75 mijë dollarë
Ndërkohë që diznajnerët e programimit krijojnë programin, studiuesit punojnë me palën e biznesit për të zgjidhur se çfarë duhet të arrijë ky program.
Si do jetë biznesi në katër vitet e ardhshme
Më shumë se gjysma e 81 vendeve të mbuluara nga “Economist” pritet të kenë një mjedis të përgjithshëm me performancë më të ulët biznesi në katër vitet e ardhshme, në krahasim me katër vitet e kaluara. Vendi humbës më i madh në këtë drejtim është Britania e Madhe, ndërsa vendi që do përmirësohet është Egjipti. /ina/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje