LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Vullneti i qytetarëve të Turqisë më i fuqishëm se tanket

Thaçi: Vullneti i qytetarëve të Turqisë më i fuqishëm se tanket

Presidenti Hashim Thaci ka deklaruar se me vëmendje ka përcjellë zhvillimet e së premtes mbrëma në Turqi, kur një fraksion ushtarak tentoi të bënte grusht shteti.

Ai ka theksuar se vullneti i qytetarëve ishte më i fuqishëms e tanket dhe se kjo gjë tregon se demokracia është e pasfidueshme, njofton Klan Kosova.

“Zhvillimet dramatike dhe tentimi për puç në Turqi u përcollën me vëmendje edhe nga institucionet dhe populli i Kosovës. Vullneti i qytetarëve të Turqisë u dëshmua më i fuqishëm se çdo tanke. Ngadhënjimi i institucioneve legjitime në Turqi tregoi se demokracia është e pasfidueshme. Në emër të popullit të Kosovës uroj që në Turqi të ketë paqe dhe stabilitet. I përgëzoj të gjithë ata që këtë sfidë e përballuan me urtësi, por edhe me vendosmëri”, ka shkruar Thaçi.