Presidenti Hashim Thaçi, me rastin e 5 majit – Ditës së Dëshmorëve, ka bërë homazhe te Pllaka Përkujtimore për Dëshmorët e Pejës dhe te shtatorja e Shkëlzen Hardinajt, si dhe ka marrë pjesë në Tubimin Përkujtimor në nderim të 183 dëshmorëve të Komunës së Pejës.
Thaçi ka thënë se si bartës të institucioneve të Republikës së Kosovës po nderojnë dhe respektojnë këtë ditë të rëndësishme dhe historike për kombin, “Ditën e Dëshmorëve”.
“Edhe pse kaluan 20 vite, çdo ditë e më tepër shihet se vlera e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një vlerë e paprekshme, një vlerë që bashkon qytetarët pa dallim partie, ideologjie apo lokaliteti. Është vlera më sublime dhe e shenjtë e kombit tonë, shtetit tonë. Është një vlerë që e fuqizon çdo ditë e më tepër shtetin tonë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Kreu i shtetit u ka thënë familjeve dhe fëmijëve të dëshmorëve se duhet të ndjehen krenarë me familjarët dhe prindërit e tyre, ashtu sikurse ne që ndjehemi me bashkëluftëtarët tanë që dhanë gjithçka që Kosova të jetë e lirë, të jetë e pavarur dhe të lëvizë gradualisht drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkim Evropian.
“Jam i bindur se shteti ynë është në rrugë të drejtë. Ka vështirësi, ka pengesa, por jemi duke bërë punën më të mirë të mundshme. Prandaj, një gjë e di dhe jam i sigurt që do të ketë vetëm ditë më të mira dhe progres për shtetin e Kosovës në të gjitha rrafshet edhe në konsolidimin e vendit, edhe të afirmimit ndërkombëtar”, ka shtuar ai.
Presidenti ka theksuar se gjithmonë duhet të kujtojmë me krenari luftën që e kemi zhvilluar dhe çdo herë kur respektojmë ato vlera vetëm sa do të forcohemi edhe si shoqëri, edhe si shtet.
“Kujtojmë sot në të njëjtën kohë edhe gjenocidin që shteti i Serbisë ka kryer në Kosovë, që ka vrarë 13.500 civilë, ka kryer rreth 400 masakra anekënd Kosovës, rreth 20.000 dhunime kundër grave shqiptare, e që drejtësia ndërkombëtare ende nuk e ka thënë fjalën e vet dhe kemi të bëjmë me zero drejtësi”, ka pohuar presidenti Thaçi.
I pari i vendit ka thënë se angazhimi i fundit i Kongresit Amerikan, i mikut të madh të kombit tonë Eliot Engel, është një kontribut dhe angazhim i jashtëzakonshëm dhe historik për të vërtetën, për atë që ka ndodhur në Kosovë.
“Fjalët e kongresistit Engel dhe të gjithë të pranishmëve ishin edhe një stimulim i madh për ne të gjithë që të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi, të punojmë edhe më tepër për drejtësi”, ka theksuar ai.
Thaçi ka thënë se beson që Parlamenti i Kosovës në të ardhmen e afërt do ta nxjerrë edhe rezolutën për gjenocidin e Serbisë në Kosovë dhe të gjithë kryerësit e atyre krimeve do të ballafaqohen me drejtësinë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/06/djegie-e1688020753403-780x439.jpg)
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut
![Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/05/barnatoree-780x439.jpg)
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave
![Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-bojkoton-780x439.jpg)
"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta
![Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Shkumbin-sekiraqa-780x439.jpg)
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza
![Votat e diasporës, KQZ thotë se bartja e fletëvotimeve do të bëhet me ndihmën e MPJD-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KQZE-780x439.jpg)
Votat e diasporës, KQZ thotë se bartja e fletëvotimeve do të bëhet me ndihmën e MPJD-së
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Ancelotti-780x439.jpg)
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
![Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hq720-780x439.jpg)
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
![Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nukk-780x439.jpg)
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
![Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-zelensky-780x439.jpg)
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
![Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ziziziz-780x439.jpg)
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
![Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-6-780x439.jpg)
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?