Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë sot në përkujtimin e të rënëve në masakrën e Rezallës.
Sipas një njoftimi, pasi vendosi lule te varrezat e të rënëve, presidenti Thaçi, ka thënë se duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm për atë sakrificë të madhe që është bërë për të arritur në këtë ditë.
Në përkujtimin e 18-vjetorit të masakrës së Rezallës, Presidenti ka thënë se shteti, shoqëria kosovare dhe gjithë kombi shqiptar nderon dhe respekton martirët e lirisë të Rezallës dhe gjithë Kosovës, që dhanë jetën e tyre për liri, për pavarësi.
“Ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm, se pa ato përpjekje, pa atë sakrificë, nuk do të ndodhte as liria, e as pavarësia e Kosovës”, ka shtuar presidenti Thaçi.
Ai më tej ka thënë se derisa sot kujtojmë me dhimbje të gjithë të rënët për liri dhe pavarësi, por në të njëjtën kohë ndihemi edhe krenarë.
Presidenti ka shtuar se me dhimbje të madhe kujtojmë të gjithë ata martirë, prej foshnjave deri te njerëzit më të moshuar që janë viktimë e dhunës dhe represionit deri në përmasat të gjenocidit të kryer nga ushtria dhe policia e Serbisë.
“Ndihemi shumë krenarë me të gjithë ata bashkëluftëtarë, me familjet tuaja, që secila shtëpi e juaja këtu në Rezallë dhe kudo në Drenicë ishit Ushtri Çlirimtare e Kosovës, dhe të jeni të bindur dhe ndihuni gjithmonë krenarë, siç jeni ndjerë gjithmonë. Sepse, pa atë bashkim tuajin, pa atë sakrificë tuajën, nuk do të ndodhtë e mrekullueshmja liri, që po e gëzojnë fëmijët e Kosovës sot”, ka theksuar Presidenti,
Ai, më tej ka thënë se jemi pikërisht sot këtu në Rezallë për të përkujtuar dëshmorët e lirisë, për të përkujtuar të kaluarën, por edhe për të marrë energji për synimet tona për të ardhmen e Kosovës si shtet i konsoliduar, për tu anëtarësuar në NATO, në Bashkim Evropian.
“Tani, shtetin po e forcojmë, kemi njohje të reja, do të anëtarësohemi edhe në organizata tjera ndërkombëtare, do ta kemi shumë shpejtë në të ardhmen e afërt edhe Ushtrinë e Kosovës, do ta kemi edhe pjesë të NATO-s, do ta ruajmë edhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por e theksoj gjithçka që i vjen mirë Kosovës, buron nga sakrifica e martirëve të lirisë, dëshmorëve të kombit, luftës që kemi zhvilluar”, ka shtuar presidenti Thaçi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj
Arrijnë votat e para nga diaspora
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?