Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se për negociatat me Serbinë ka folur ai deri tash, por që tash e tutje duhet të flasë ekipi negociator. “Për negociatat, duhet të flasin më tepër bartësit e procesit, ekipi negociator”, tha ai.
“Kompetencat e mia janë kushtetuese dhe ligjore, por është një autoritet që e kanë kërkuar dhe e kanë marrë nga Kuvendi i Kosovës dhe unë i mbështes plotësisht”.
“Angazhimet që kanë sot, nesër dhe tutje në Bruksel do të jenë të adresuara tek njerëzit përkatës të ekipit dhe mendoj se këtyre njerëzve nuk duhet krijuar vështirësi dhe pengesa, por secili nga ne duhet t’i ndihmojë, t’ua lehtësojnë punën me mundësinë e mirë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare”, tha presidenti Thaçi në Info Magazine të Klan Kosovës.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë atyre që nuk janë pjesë e ekipit negociator, në këtë rast LDK-së dhe Vetëvendosjes, të bëhen pjesë e ekipit negociator të Kosovës.
“Ftoj gjithë ata që ende janë hezitues, në spektrin politik opozitar, t’i bashkëngjiten ekipit negociator. Janë njerëz të dëshmuar, që e duan këtë vend dhe mund të bëjnë gjëra të mira dhe natyrisht me ekspertizën profesionale aq sa ka mundësi”.
“Kosova ka potenciale. Në këto tri dekada, të gjitha proceset e dialogut dhe negociatave Kosova i ka fituar prandaj nuk kemi asnjë arsye të kemi dilema apo dyshimet te njerëzit tanë, ata janë njerëz të dëshmuar për liri dhe pavarësi sikur që tash besoj se do të marrin vendime të drejta”.
I pari i vendit ka treguar po ashtu se dikush nga ekipi negociator e ka telefonuar atë, para se të nisen për Bruksel, ku edhe do të kenë takimin e parë në kuadër të dialogut me Serbinë, në këtë format dhe përbërje të re.
“Unë sot kam diskutuar me tre përfaqësuesë të ekipit negociator, paradite, të cilët kanë kërkuar opinionet e mia për disa zhvillime. Kanë qenë biseda telefonike shumë të mira dhe besoj që do të bëjnë punë të mira dhe të mbara”.
“Nuk duhet t’i shohim njerëz më dyshim por duhet t’i japim mbështetje dhe të kemi besim. Nuk duhet të ketë dyshime në këtë proces kur e udhëheq Bashkimi Evropian dhe e ardhmja jonë është në BE dhe kur SHBA-të janë në mbështetje të plotë të këtij procesi, cila është arsyeja dhe nevoja për të pasë dilema tek njerëzit tanë dhe procesin që mund të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin në OKB?”.
“Presidenti Donald Trump e ka thënë shumë qartë se një mundësi e tillë nuk mund të vijë shpesh dhe mosarritja e marrëveshjes mund të ndodhë në një rikthim në tragjedi. Askush nuk do luftë, tragjedi, krime që kanë ndodhur, vrasje dhe gjakderdhje”.
“Mundësia është është për arritjen e një marrëveshje paqësore Kosovë-Serbi që sjell njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB”.
“Mendoj se duhet ta shfrytëzojmë një momentum të tillë, një mbështetje kaq të fuqishme të SHBA-ve, presidentit Donald Trump, por edhe të vendeve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s”.
Ai ka folur edhe për refuzimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës që të bëhet pjesë e ekipit negociator, në dialogun me Serbinë.
“Unë kam qenë në rol opozitar dhe kam marrë pjesë në negociatat e Vjenës. Kam qenë edhe kryeministër dhe LDK ka qenë në opozitë kur ka votuar marrëveshjen që kam arritur në vitin 2013 në Bruksel, ashtu siç e ka votuar edhe AAK-ja që ka qenë në opozitë po ashtu”.
“Si kryeministër i vendit kam arritur të unifikojë spektrin politik për të votuar me 2/3 dokumentin e nënshkruar në prill të vitit 2013 të nënshkruar me atëherë kryeministrin serb Ivica Daçiq”.
“Kemi arritur të punojmë bashkërisht edhe në procese të tjera. Tash mbetet edhe punë e partnerëve të koalicionit, ftoj spektrin politik që të koordinohen dhe të punojnë së bashku sepse interesi strategjik nuk është pronë e askujt. Në fund e di se do të jemi të gjithë bashkë, sepse askush nuk do t’i thotë jo SHBA-së dhe BE-së”.
I pari i vendit ka thënë se ai ka punuar më së gjati me parti të ndryshme, edhe nga pozicioni i të parit të PDK-së por edhe sa ishte kryeministër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Isen Shabani: Në zgjedhjet lokale do të garojë si kandidat i pavarur për Vrapçishtin

Një person në Ferizaj nuk ndalet në shenjën stop të policit, shkakton aksident dhe godet objektin e një furre buke

Protesta e opozitës kundër mbylljes së TikTok, rrugët që bllokohen nga ora 14:00

Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga një zyrtar amerikan

Fotografi e rrallë e komandantit legjendar, historiani Abdullahu: Adem Jashari, në rëndomtësinë e autenticitetit të tij

Tërmkolli: LDK është shpërfytyruar në një firmë private të Lulmir tuxharit, rugovianë, ku jeni?

Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Çka pritet nga vizita e parë e Sorensenit në Kosovë?

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës