LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takon ish-presidentin francez Sarkozy, e dekoron me Medalje presidenciale

Thaçi takon ish-presidentin francez Sarkozy, e dekoron me Medalje presidenciale

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka takuar sot ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy, ndërsa me këtë rast e ka dekoruar me Medalje Presidenciale.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se çdo qytetar i Kosovës e mban në mend deklaratën e famshme të ish-presidentit Sarkozy kur paralajmëroi disa ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës në një shkollë fillore në Paris, se harta evropiane do të ndryshojë dhe pasurohet me një shtet të ri – Republikën e Kosovës.

“Çdo qytetar i Kosovës e mban në mend deklaratën e famshme të ish-presidentit Sarkozy kur paralajmëroi disa ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës në një shkollë fillore në Paris, se harta evropiane do të ndryshoi dhe pasurohet me një shtet të ri – Republikën e Kosovës. Sot pata nderin që ish-presidentit Sarkozy, që punoi palodhshëm për njohje ndërkombëtare të pavarësisë sonë, ta dekoroj në emër të shtetit dhe të popullit të Kosovës me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Kosova ka të ardhme të sigurt me miq nga i tërë spektri politik francez që përgjatë dekadave ishin mbrojtës dhe promovues të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës”, shkruan Thaçi në Facebook. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori