LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takon ambasadorët amerikan, flasin për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Thaçi takon ambasadorët amerikan, flasin për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ka takuar sot ambasadorin amerikan, Greg Delawie si dhe ambasadorin amerikan në Beograd, Kyle Scott, me të cilët ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje finale.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Republika e Kosovës është mirënjohëse për mbështetjen e përhershme amerikane, por edhe për pozicionin e qartë pro arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lexoni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:


” Me ambasadorin amerikan, Greg Delawie, si dhe ambasadorin Kyle Scott, i cili është shef i misionit diplomatik amerikan në Beograd, sot biseduam për tema të ndryshme të interesit të përbashkët. Ambasadorëve amerikanë u rikonfirmova gatishmërinë e Republikës së Kosovës për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne biseduam edhe për domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje finale, e cila duhet të përmbyllet me njohje reciproke, anëtarësim të Kosovës në BE, NATO dhe OKB. Republika e Kosovës është mirënjohëse për mbështetjen e përhershme amerikane, por edhe për pozicionin e qartë pro arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përkrahja amerikane ka qenë përcaktuese në jetësimin e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Askush nuk duhet ta vë në pikëpyetje rolin dhe miqësinë e përjetshme me SHBA-në”.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu

Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Kalo në kategori