LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Takimi me kryeministrin rus, Medvedev ka qenë i shkurtër

Thaçi: Takimi me kryeministrin rus, Medvedev ka qenë i shkurtër

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, gjatë vizitës që ia bëri komunës së Ferizajt, përkatësisht në përcjelljen e fushatës së korrje-shirjeve të grurit, foli edhe për takimin e zhvilluar me kryeministrin e Rusisë, Dmitry Medvedev, në Ankara të Turqisë, ku kishin marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Thaçi tha se gjatë bisedës së shkurt me kryeministrinë rus, kanë biseduar për mundësin e nisjes së një komunikimi në mes të dy shteteve Kosovë-Rusi.

Ai gjithashtu tha se kanë biseduar edhe për mundësinë e informimit të shtetit rus sa i përket procesit të negociatave me Serbinë.


“Sa i përket takimit me Medvedev ka qenë një takim i shkurtër në kuadër të inaugurimit të presidentit Erdogan. Kemi diskutuar për mundësinë e fillimit të hapave të komunikimit në mes të shtetit të Kosovës dhe Rusisë.

Gjithashtu kemi biseduar për procesin e negociatave Kosovë – Serbi, për mundësitë që Rusia të informohet më nga afër. Është konkludim i përbashkët se arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë hap një perspektiv të sigurt që edhe Rusia të ndryshoj qëndrim në raport me Kosovën”, tha Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori