Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë sot se drejtësia në Kosovë duhet t’i inkurajohet që rastit të veteranëve t’i shkohet deri në fund, pasi sipas tij, nuk ka pasur më shumë se 12-15 mijë luftëtarë në uniformë, ndërsa të tjerat janë mashtrime.
Thaçi këto komente i bëri në konferencën rajonale kundër korrupsionit që po mbahet në Prishtinë.
“Për rastin e veteranëve duhet ta inkurajojmë drejtësinë që kësaj çështje t’i shkojë deri në fund. E vërteta është shumë e qartë, nuk ka pasur më shumë se 12 mijë-15 mijë luftëtarë me armë dhe uniformë, ndërsa të tjerat janë mashtrime. Këtij mashtrimi të madh me humbje të madhe të buxhetit të Kosovës duhet t’i shkohet deri në fund përmes drejtësisë, dhe jo përmes kërcënimeve dhe presionit politik prej kujtdo që vjen”, ka përfunduar presidenti.
Presidenti i vendit po ashtu ka folur edhe rreth anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.
“Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL do të sillte dobi jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin. Do të jemi fitues të gjithë, ndërsa humbës do të ishin vetëm njerëzit e kriminalizuar….”, tha ai, duke shtuar se pret mbështetje nga miqtë ndërkombëtar.
Ndryshe, presidenti gjatë kësaj konference ka folur edhe luftimit të korrupsionit në Kosovë.
Ai tha se korrupsioni nuk është çështje specifike vetëm për Kosovën apo për vendet e rajonit.
“Republika e Kosovës është shteti më i ri në rajon, përgjatë 10 viteve shtet, ka marr një sërë veprimesh me qëllim të konsolidimit të sundimit të ligjit dhe në funksion të respektimit të rendit Kushtetutës. Shteti ligjor (shteti i së drejtës) dhe qeverisja e fortë, e prirë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, e ushqejnë rritjen ekonomike të një vendi dhe hap perspektiva për të gjithë qytetaret. Në këtë drejtim Republika e Kosovës ka miratuar legjislacion përkatës për këtë fushë, duke krijuar edhe mekanizma institucional dhe ndërinstitucional për ketë qëllim. Por, kemi edhe sfida që ndërlidhen me zbatim të legjislacionit dhe funksionim e këtyre mekanizmave”, u shpreh presidenti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës në ndarjen e mandateve

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?