Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se bashkimi me Preshevën nuk ka lidhje me ndarjen apo shkëmbimin e territoreve.
Thaçi në një intervistë për Top Channel, thotë se nuk ka komunikuar me autoritetet e Tiranës, por beson se Shqipëria nuk do të jetë kundër vullnetit të qytetarëve të Preshevës.
“Në asnjë rrethanë nuk mund të lejohet ndarja e Kosovës apo shkëmbimi i territoreve pasi ajo është një ide e vjetër e Serbisë. Kërkesë historike kjo e Serbisë. Në kuadër të korrigjimit të kufirit, rreth 400 km, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja t’i bashkohen Republikës së Kosovës. Mendoj se kjo kërkesë është krejt legjitime, e arsyeshme, historike, e vullnetit të qytetarëve. Idetë e ndarjes, janë ide që në asnjë rrethanë nuk mund të vihen në jetë nga askush në Kosovë”, shprehet Hashim Thaçi.
A mendoni se edhe Beogradi do të kërkojë edhe bashkimin e Mitrovicës së Veriut me Serbinë?Thaçi: Në tavolinën time kam kërkesën e institucionalizuar të shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, për bashkangjitje me Kosovën. Por në asnjë rrethanë nuk do të lejohet shkëmbi territoresh. Qytetarët e Preshevës e kanë dhënë vullnetin e tyre me referendumin e 1992 për bashkangjitje me Kosovën. Kjo është një e drejtë historike, legjitime. Qytetarët në Kosovë e pranojnë masivisht këtë ide, këtë projekt.
Pse mendoni që Serbia mund ta pranojë këtë kërkesë të Kosovës për bashkim të Luginës së Preshevës?
Thaçi: Kjo është një e drejtë e deklaruar nga qytetarët e Luginës së Preshevës. Kërkesa legjitime dhe realizueshme në mënyrë paqësore me Serbinë. Nëse do të ndodhë kjo, askush nuk do të jetë kundër, as SHBA, as NATO, e as BE.
A keni mbështetjen e SHBA dhe BE?
Thaçi: Nëse do ketë një marrëveshje dypalëshe, askush nuk do të jetë kundër. Para dy vitesh Belgjika dhe Holanda rishikuan në mënyrë paqësore vijën kufitare.
A ka rakoordim me Tiranë për tezën tuaj të bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën? Pasi deri tani nuk kemi deklarata publike të Presidentit, kryeministrit, apo të Ministrisë së Jashtme për këtë çështje.
Thaçi: Ende nuk kam biseduar në mënyrë zyrtare me autoritetet shqiptare. Por nuk dua të besoj se Shqipëria do të jetë në pozicionin kundër vullnetit të qytetarëve të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës. Mbes me shpresë se Shqipëria do të pozicionohet përkrah vullnetit të tyre.
Tani që po diskutohet bashkimi i Preshevës me Kosovën, a mendoni se i hap rrugë asaj që është diskutuar prej vitesh bashkimit të Kosovës me Shqipërinë? A druheni se do të hapet edhe ky diskutim, nëse kjo ndodh?
Thaçi: Vullneti i qytetarëve të Kosovës është i deklaruar për të ardhmen euro-atlantike. Ky është edhe vizioni ynë.
Përmes një statusi në Facebook i jeni kundërpërgjigjur ashpër edhe ish-kryeministrit Berisha për rolin e tij në historinë e së shkuarës në raport me Kosovën.
Thaçi: Unë nuk i jam përgjigjur askujt, janë opinionet e mia për zhvillimet në Kosovë dhe rajon. Me të gjithë presidentët, duke filluar nga bisedimet në vitin 1991 me Ramiz Alinë, deri më sot me Ilir Metën; edhe me kryeministrat duke filluar me Fatos Nanon në vitet 1991-1992 e deri sot me Edi Ramën kam zhvilluar raporte korrekte, në transparencë të plotë dhe ruaj kujtimet më të mira për bashkëpunimin. Unë flas për fenomenet, jo për individët. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës