LAJMI I FUNDIT:

Thaçi shkon në Brezovicë, përderisa Ekipi negociator është në Bruksel

Thaçi shkon në Brezovicë, përderisa Ekipi negociator është në Bruksel

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vendosur që të relaksohet në Brezovicë, përderisa në Bruksel sot është zhvilluar takimi i Ekipit Negociator të Kosovës me shefen e diplomacisë evropiane Federcia Mogherini.

“Si gjithmonë kënaqësi e veçantë të zbuloj shtigjet e mrekullueshme të mbuluara me borë në malet mes Brezovicës e Prevallës”, ka shkruar presidenti Hashim Thaçi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Ndryshe, edhe më herët kreu i vendit kishte paralajmëruar se gjatë ditës kur do të mbahej takimi në Bruksel, ai do të shkonte për skijim në Brezovicë.


“Ekipi negociator është pajtuar me propozimin tim në Bruksel që më 8 janar ata të jenë në Bruksel, unë në skijim në Brezovicë”, pati deklaruar Thaçi në konferencën përmbyllëse më 27 dhjetor 2018. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori