LAJMI I FUNDIT:

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” – Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” – Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përfunduar vizitën e tij te babai i tij në Klinikën Interne në QKUK.

Thaçi ka ardhur në Kosovë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të babait të tij, transmeton Telegrafi.

Gjykata Speciale ka bërë të ditur se vizita e Thaçit është nën mbikëqyrje dhe për arsye humanitare bindëse.


“Trupi Gjykues dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake kanë udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të Hashim Thaçit për ta takuar babain e tij. Gjatë kësaj vizite nën mbikëqyrje, i akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Hashim Thaçi, i cili është në paraburgim nga vitit 2020, nën akuza për krime lufte e krime kundër njerëzimit, kishte qëndruar në Kosovë në maj dhe në shtator të vitit 2023, kur pikërisht për arsye shëndetësore të prindërve të tij, i ishin lejuar vizitat.

Dhomat e Specializuara, së voni kanë konfirmuar edhe aktakuzën e dytë ndaj Thaçit për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. /Telegrafi/